Aksion humanitar

Nxënësit, anëtarë të Grupit për Ndërmjetësim, nga ShMLP “Bahri Haxha”, organizuan një aksion humanitar në sheshin e qytetit të tyre, në Vushtrri. Motoja e nxënësve është: “Të ndihmojmë nxënësit në lidhje me lehtësimin financiar”.

Aksion i nxënësve për lehtësim financiar në pagesë të shkollimit. 

Nxënësit, anëtarë të Grupit për Ndërmjetësim, nga ShMLP “Bahri Haxha”, organizuan një aksion humanitar në sheshin e qytetit të tyre, në Vushtrri. Motoja e nxënësve është: “Të ndihmojmë nxënësit në lidhje me lehtësimin financiar”.

Aksioni ka për qëllim zvogëlimin e numrit të nxënësve që mund ta braktisin procesin mësimor për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Aksionin po e mbështesin të gjithë qytetarët e Vushtrrisë. Nxënësit po i përkrah trajnerja, që merret me ndërmjetësimin nëpër shkolla, Mërgime Jashari.

Nuk është kjo hera e parë që nxënësit e kësaj shkolle marrin nisma të tilla në përkrahje të shoqërisë. Nisma të tilla duhen duartrokitur, sepse i vijnë në funksion shoqërisë, duke pretenduar një mjedis më humamitar. Ndjenja të tilla solidariteti duhet injektuar përmes organizimeve të tilla. 

Të ndash me të tjerët do të thotë të pasurohesh shpirtërisht.

Mentor Hajrizi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësues, kush jam unë?

Next Article

(MOS) DËSHIRA PËR TË LEXUAR...?!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427