Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Njohja e emocioneve nëpërmjet një kungulli

Nxënësit shpesh kanë vështirësi të shprehin emocionet e tyre. Ka raste kur nxënësit fillojnë të bërtasin apo të hedhin sende. Duke parë postimet e frymëzuara nga vjeshta, më erdhi në mendje të dekoroja një kungull për të ndihmuar nxënësit e klasës sime të shprehen në një mënyrë më të qetë.

Me vetëm tre hapa edhe ju mund te krijoni kungullin ndihmës për nxënësit e klasës suaj.

Hapi i parë

Filloni duke iu kërkuar nxënësve të vizatojnë një kungull, sikur në figurën poshtë. 

Hapi i dytë

Kërkojuni të ngjyrosin kungullin me ngjyrë portokalli dhe kërcellin me ngjyrë të gjelbërt. Pastaj ndihmojuni për ta prerë. 

Hapi i tretë

Për të treguar emocionet, kërkojuni të vizatojnë dhe të presin disa lloje të emocioneve (sytë, gojën dhe hundën) dhe vendosni pak shirit ngjitës në anën e pasme që të ngjiten.  

Flisni me nxënësit tuaj se si duken format e gojës apo të syve. Flisni për  mënyrat se si ne shprehim ndjenjat në mënyrë pozitive apo negative. Për shembull: “Kur trishtohem, nuk është në rregull të godas”. Është e rëndësishme që nxënësit të jetë në gjendje t’i shprehin ndjenjat dhe t’i lidhin ato me atë se si veprimet i bëjnë të tjerët të ndihen. Të mësuarit rreth ndjenjave ndihmon në zhvillimin emocional social.

Kërkojuni nxënësëve t’i përdorin këta kunguj për të shprehur emocionet e tyre gjatë orëve mësimore. 

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Aktivitete në klasë që duhet të dijë çdo mësues i gjuhës angleze

Next Article

Truke për ta bërë më të lehtë jetën e një mësuesi/je

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481