Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Letra e vogëlushit nga Kosova: “…mësuese më mungon shumë, edhe shoqet e shokët e klasës”

Është sa mallëngjyese aq edhe e vërtetë letra që i ka dërguar vogëlushi nga Kosova, Atis Zhdrella, mësueses së tij, teksa i shpreh mungesën që ndjen për të e për shoqet e shokët e shkollës. Ai është vetëm në klasën e parë!

Mësuese e dashur, 

po të ishim në shkollë sot, do të na thoje t’i shkruanim disa rreshta për stinën e pranverës. Por, ja që nuk jemi dhe më mungon shumë.

Unë sot nuk do të shkruaj për pranverën, por për ty, shokët dhe shoqet e mia që më mungojnë shumë.

Mësuese edhe pse e pyes vazhdimisht mamin se kur do të shkojmë në shkollë, ajo me lot në sy më thotë që pasi të kalojmë pak kohë me gjyshin dhe gjyshen. Unë i dua shumë gjyshërit, por tani më shumë jam merzitë për ju dhe shokun tim, Lirin.

Unë nuk i kuptoj detyrat ashtu si me ty mësuse. Vazhdimisht i them gjyshes telefonoje mësuesen sepse ajo din më mirë. Kur unë them këto fjalë, ajo qesh me mua dhe m’i përkëdhelë flokët, duke më thënë se “eee prandaj je me i shkathët se unë”.

Mësuese, kur të hapet shkolla do të perqafoj shumë ty dhe shoqet e shokët e mi.

Me dashuri, Atis Zhdrella.

Për mësuesen Arbnesha Polloshka Shehu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Reflektim drejt shekullit të 21-të: bashkëjetesa me Koronën (COVID -19)

Next Article

Dhjetë të drejtat universale të lexuesit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481