100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit

“Java e Musinesë”, aktivitete, takime me studiues dhe të afërm, ekspozita pikture nga nxënësit, montazhe me krijimtarinë e Musinesë, ligjërata nga mësuesit e departamentit të historisë, dramatizime e kuplete muzikore…

Shkolla 9-vjeçare “Musine Kokalari” ka nisur përgatitjet për një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë javës së parë të muajit shkurt në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit.

Në bazë të një programi të posaçëm nxënësit e shkollës po përgatiten nën udhëheqjen e mësuesve të shkollës. Takime me studiues dhe të afërm, ekspozita pikture nga nxënësit, montazhe me krijimtarinë e Musinesë, ligjërata nga mësuesit e departamentit të historisë, dramatizime e kuplete muzikore do të organizohen në “Javën e Musinesë”.

Nxënësit përkujtojnë 100-vjetorin e lindjes së shkrimtares së parë shqiptare dhe gruas që gjithë jetës luftoi për demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nëse jetoj në lagjen e Shekspirit, nuk më duhet të vizitoj Pitagorën

Next Article

Të rinjtë e sotëm dhe “individualizmi romantik”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427