Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Zhvillohet në Maliq aktiviteti “Dita sportive”

Mësuesi i edukimit fizik Fatos Pulaha, organizon ditën sportive me mjete rrethanore didaktike efikase me shkolla të bashkisë Maliq. Evenimenti tërhoqi vëmendjen e komunitetit duke vlerësuar në maksimun punën e palodhur të mësuesit.

Dëshira për të dhënë arsim buron nga shpirti i bukur dhe i palodhur i mësuesit. Kjo dëshirë shpalos suksese dhe jep frytet e punës kur nis me pasion guxim dhe largpamësi. Si rrjedhojë aty ku punohet nuk ka dallime nëse janë shkolla rurale apo urbane. 

Nisur nga fakti dhe pasioni i mësuesve të palodhur zbresim deri në terrene malore dhe gjejmë dhe shkolla në zona të thella me mësues të përkushtuar që derdhin talentin e tyre duke i dhënë jetë dhe gjallëri mësimdhënies. 

Marrim shkas nga shkolla e mesme e bashkuar “Lozhan i Ri”, njësia Administrative ‘Gorë’ në rrethin e Korçës. Mësuesi i edukimit fizik me 30 vite punë eksperience, Fatos Pulaha me mbështetjen e drejtorisë së shkollës organizon ditën sportive me mjete rrethanore didaktike efikase me shkolla të bashkisë Maliq me numër më të madh nxënësish e kapacitetesh mësimore. 

Shkollat pjesmarrëse ishin: Maliqi, Potgoria, Pojani, Sheqerasi, Rrëmbeci, Liboniku. Disiplinat sportive që u realizuan në orët mësimore ishin krosi sportiv, volejboll, futboll, pinpong dhe shahu. I gjithë aktiviteti u shoqërua nën udhëheqjen e mësuesve të fiskulturës nga shkollat mike dhe padyshim në krye nga mësuesi Fatos Pulaha. Evenimenti tërhoqi vëmendjen e komunitetit duke vlerësuar në maksimun punën e paludhur dhe orientimin që u jepet nxënësve në tërësi. 

Aty ku mendohet se realizohen aktivitete me dëshirën dhe pasionin e palodhur dalin vepra më të bukura. Mësues të tillë inkurajohen dhe u jepet mbështetje për vizionin dhe përkushtimin në punën e tyre fisnike. Ajo çka lind nga dëshira zë vlerë më shumë se detyrimi mësimor. 

Suksese dhe sa më shumë aktivitete në të mirën e mësimdhënies. Respekt për mësues të tillë të palodhur. Urime shkollës që mbështesin gjerësisht mësues të përkushtuar!

Besnik Bedollari

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. Looking for top-tier CBD production to upgrade your health? You rump cornbread hemp oil straight off from our entrust CBD store and relish the gain of everlasting CBD oil color and organic pull out. Every passel of CBD is lab-tested, everlasting, and phrase to subdue day by day tension piece boost mental uncloudedness. Whether you indigence a morning CBD boost or even CBD liberalization, our houseclean CBD normal conform to your modus operandi absolutely. bring out high-quality CBD tinctures, CBD gummies, and CBD topicals build up for upper limit preoccupancy. store CBD online today for dissipated cargo ships!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

KËRDI dhe GËRDI

Next Article

Si të mësojmë fëmijën të mbajë lapsin

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481