Kuzhinierë të vegjël me dashuri të madhe

Panairi i Ushqimeve është një nga aktivitetet më të bukura dhe më humane që zhvillohen nëpër shkollat tona. Aktiviteti synon të ruajë traditën e gatimeve tradicionale, pra ta bëjë shkollën një vend jo vetëm ku fitohen dije, por edhe vlera njerëzore.

Këtë të enjte, nxënësit e parashkollorit  të shkollës “Niket Dardani”, nën kujdesin e mësueses së tyre të përkushtuar, Alma Spahiu, dhe drejtoreshës së shkollës, Suzana Janku, organizuan panairin ushqimor. Ky aktivitet i përvitshëm ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë nxënësve se: “të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh. Vetëm duke u bashkuar të gjithë bashkë, ne mund të krijojmë një botë më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje”. 

Sapo hyje në oborrin e shkollës, shihje stendat e bukura që ndrisnin nga buzëqeshjet e fëmijëve. Si tregtarë të vegjël, përpiqeshin të të shpjegonin me aq zell ushqimin e tyre tradicional, me të cilën ishin paraqitur në këtë panair. Kishte nga ata fëmijë, që nuk kishin sjellë vetëm një gatim, por dy-tri gatime karakteristike nga zona e tyre. Ushqimet ishin të shumëllojshme dhe mjaft të shijshme. Aty kishte byrek, krepa, pite, petulla, ëmbëlsira, fruta e lëngje frutash për t’i shoqëruar. Diku më tutje ishte stenda e më të vegjëlve të kësaj shkolle: stenda e parashkollorëve. Të veshur aq bukur dhe me një tryezë plot ngjyra, ato të ftonin të provoje ushqimin e tyre! Përveç kësaj, të tërhiqnin vëmendjen emërtimet metaforike të gatimeve të tyre, ku një ndër ta ishte “Pitet Perla” të Amelit. 

Të ardhurat që mblidhnin nxënësit nga një aktivitet i tillë, shkonin për pasurimin e bibliotekës së shkollës. Në mbyllje të panairit, nxënësit e dhanë një shfaqje të bukur me këngë e valle. 

Portali Shkollor u uron suksese nxënësve të kësaj shkolle dhe të gjithë nxënësve të Shqipërisë dhe sa më shumë aktivitete të tilla!  

Sevi (Lami) Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjest i guximshëm, ese replikuese në testin e matematikës

Next Article

Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës së re në arsimin fillor

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427