Zhdukja e Jozef Mengelesë, në gjurmët e një prej figurave më kriminale të shekullit të njëzetë

Për të gjithë ata, të cilët janë të apasionuar pas historisë dhe fiction-it, ju bëjmë me dije se romani “Zhdukja e Jozef Mengelesë” bazohet në hulumtime rigoroze, pothuajse tërësisht në dokumentet historike.

“Zhdukja e Jozef Mengelesë” e vë lexuesin në një kërkim letrar në gjurmët e një prej figurave më të pahijshme dhe kriminale të shekullit të njëzetë. Për të gjithë ata, të cilët janë të apasionuar pas historisë dhe fiction-it, ju bëjmë me dije se ky roman bazohet në hulumtime rigoroze, pothuajse tërësisht në dokumentet historike.

Jozef Mengele (Engjëlli i Vdekjes), ish-torturuesi i Aushvicit, më 1949 mbërrin në Argjentinë. I fshehur pas pseudonimeve të ndryshme, ai beson se mund të krijojë një jetë të re në Buenos-Ajres. Për tri dekada me radhë, ai jetoi i qetë në Amerikën e Jugut, ndonëse kishte kryer eksperimente nga më të tmerrshmet mbi të burgosurit e Aushvicit. Ai kishte aftësinë të ishte gjithnjë disa hapa para agjentëve të Mosadit, policisë ndërkombëtare dhe gazetarëve nga mbarë bota… Në këtë roman të bazuar në hulumtime rigoroze, pothuajse tërësisht në dokumentet historike, Olivier Guez ndjek gjurmët e Mengelesë gjatë viteve të largimit të tij nga Europa. Zhdukja e Jozef Mengelesë e vë lexuesin në një kërkim letrar në gjurmët e një prej figurave më të pahijshme dhe kriminale të shekullit të njëzetë. 

Rreth autorit

Olivier Guez është gazetar dhe shkrimtar francez. Ka punuar si gazetar i pavarur për disa media të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Neë York Times, Le Monde, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Le Figaro Magazine, L’Express, Le Point… Ka bërë reportazhe në Amerikën Latine, Europë dhe Lindjen e Mesme. Është fitues i disa çmimeve të rëndësishme, ndër të cilët Prix Renaudot në vitin 2017 për romanin e tij biografik Zhdukja e Jozef Mengelesë.

Rreth përkthyeses 

Amantia Kapo është përkthyesja e një sërë autorësh me zë, si: Simone de Beauvoir, Albert Cohen, Antoine De Saint Exypéry, André Malraux, Marie NDiaye, fituese e çmimit Goncourt, si dhe fituesin e çmimit Nobel, JMG Le Clézio. Në vitin 2018, ajo u vlerësua me çmimin Personalitet frankofon i vitit nga Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
4 comments
  1. 749813 194653If your real friends know you as your nickname, use that nickname as your first name online. When you first friend someone, focus on producing a individual comment that weaves connection. 249240

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Njihuni me historitë që ndriçojnë në veprën "Nata, dritat"

Next Article

Princesha shkruan përrallën për Mbretëreshën Geraldinë, rrëfehet autorja e “Trëndafili i bardhë”, Elia Zaharia Zogu

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427