Vëzhgim/ Disa nga shqetësimet e maturantëve

Në Portalin Shkollor, disa maturantë të gjimnazeve të Tiranës kanë shfaqur shqetësimet arsimore në përpjekje të dëgjesës, duke u bashkuar me shqetësimet e bashkëmoshatarëve nëpër rrethe.

Në vendin tonë, mungesat arsimore janë të dukshme, të identifikuara nga viti në vit, të shumë diskutuara, e sërish mbeten të pandryshuara. Pse ndodh kjo? Problemet normalizohen, kur duhet të ndodhë e kundërta. “Nëse do ishte në një shtet më të zhvilluar, këto probleme do trajtoheshin me rigorozitet, e me punë do u jepej zgjidhja.” Ky argument është jehonë nga shumë prindër, mësues dhe studentë. Ndërkohë, në vendin tonë, problemet janë bërë kapicë dhe koha shikohet e pamjaftueshme, bashkë me infrastrukturën dhe ekonominë mbështetëse. Në Portalin Shkollor, disa maturantë të gjimnazeve të Tiranës kanë shfaqur shqetësimet arsimore në përpjekje të dëgjesës, duke u bashkuar me shqetësimet e bashkëmoshatarëve nëpër rrethe.

Disa prej maturantëve janë shprehur kështu:

“Drama më e madhe janë mangësitë që na la pas Pandemia. Ndiej se më kanë humbur dy vite dhe kam boshllëqe. Jam e detyruar të ndjek kurse private pas shkolle për të kuptuar paqartësitë. Por jo të gjithë studentët kanë mundësinë ekonomike.” 

“Diferenca mes lëndëve bazë dhe lëndëve të avancuara duhet të marrë zgjidhje.”

“Nuk e di nëse Ministria e Arsimit e mendon shkallën e vështirësisë së maturantëve, nisur nga fakti që ne jemi brezi që kemi kaluar më shumë kohë online se sa brezat e tjerë?”

“Nuk e di nëse Ministria e Arsimit e mendon shkallën e vështirësisë së maturantëve, nisur nga fakti që ne jemi brezi që kemi kaluar më shumë kohë online se sa brezat e tjerë?”

“Nuk e di nëse Ministria e Arsimit e mendon shkallën e vështirësisë së maturantëve, nisur nga fakti që ne jemi brezi që kemi kaluar më shumë kohë online se sa brezat e tjerë?”

Çfarë i streson më shumë maturantët gjatë kësaj periudhe?

Ankthi dhe stresi janë faktorë në demotivim dhe ulje pritshmërie tek secili student. Maturantët ndihen jo gati, të papërgatitur, duke e parë veten në presionin e notës kaluese dhe pamundësisë për të nisur studimet universitare. Katër provime ndikojnë në të ardhmen e nxënësve, për pasojë shumë nxënës përjetojnë stres, ndërkohë shumë nxënës të tjerë nuk motivohen, duke humbur interesin.

Faktorët shqetësues të tezave të provimeve

Kujtojmë, dy vite më parë, maturantët dolën me pankarta për hartimin e gabuar të provimeve të maturës dhe kërkuar rishikim, rikorigjim dhe ripërsëritje të tezave duke firmosur peticioneve për të drejtat e tyre studentore. Pretendimet mbi hartimin e gabuar të tezave nuk janë të reja. Ky fenomen shqetësues ndikon ndjeshëm në përgatitjet e secilit nxënës. Përpos tezave, një shqetësim mbetet menaxhimi dhe kontrolli gjatë procesit të provimit. Përgjithësish nëpër rrethe, kontrolli mbetet i pakët, me mundësi të larta për kopjim si nga brenda klasës, por edhe nga jashtë. Faktori i telefonit shërben si problematikë, paçka se nxënësit e shikojnë si dritare ndihmese, bien jo pak herë pre e marrjes së gabuar të informacionit, duke ndikuar drejtpërdrejtë në provimet përfundimtare. 

Kriteret e maturës shtetërore 2022

Këtë vit, testi i maturës shtetërore do jetë me 60 pikë në total, nga të cilat 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë për pyetjet me zhvillim. Nevojiten 25 pikë për të marrë notë kaluese. Provimet e maturës shtetërore 2022 do të zhvillohen: me datën 9 qershor gjuha e huaj, me 11 qershor gjuha shqipe, me 17 qershor matematika dhe me 24 qershor lënda me zgjedhje. 

Fenomeni i largimit të studentëve 

Në vitin akademik 2020-21, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123.797 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,0 %, krahasuar me 2019-20. Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 78,7 % të numrit total të studentëve. Largimi i maturantëve për studime jashtë Shqipëria vijnë nga pakënaqësitë e shtuara arsimore. Largimi promovohet më shumë se kurrë nga prindërit, mësuesit dhe vetë studentet, të cilët nuk shikojnë perspektive për te ardhmen. Ky fenomen po bëhet shqetësues nga viti në vit.

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Përse të lexoj? - Një sfidë në klasë që do i bënte nxënësit tuaj të duan librat

Next Article

Çfarë është Dita e Tokës dhe si mund të bëhemi pjesë çdo ditë e mbrojtjes së mjedisit?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427