Testimi i mësuesve në kryeqytet, asnjë nuk merr pikët maksimale

Nga 1651 mësues që ju nënshtruan testimit dy ditë më parë në kryeqytet, asnjë nuk ka mundur të kap pikët maksimale. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Ministria e Arsimit, 18.6 pikë është mesatarja e pikëve të kapura nga mësuesit në Tiranë, në një kohë që totali është, 30 pikë.

 “25% e mësuesve kanë marrë deri në 16 pikë, 50% e mësuesve kanë marrë deri në 19 pikë, 75% e mësuesve kanë deri në 21 pikë. Ajo që bie në sy nga raporti i Ministrisë së Arsimit është se femrat në këtë testim kanë arritur rezultate më të larta se meshkujt. 75% e mësueseve femra kanë rezultate në nivelin e III dhe IV, ndërkohë që 45% e mësuesve meshkuj kanë nevojë për përmirësime të konsiderueshme”, citohet në raportin e Ministrisë së Arsimit.

Mësuesit u testuan në 4 fusha, por u pa se mangësitë më të mëdha ata i kishin në planifikimin e orës së punës duke nisur nga ditari e deri tek praktikat e mësimdhënies. Pas këtij testimi, që sipas ministries nuk ka për qëllim heqjen nga puna të mësuesve, pritet të nis trajnimi i tyre sipas mangësive.

Kjo tregon se ata duhet të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme cilësinë planifikimit në drejtim të planifikimit sipas nevojave dhe interesave të nxënësve, planifikimit me rezultate të nxëni dhe sigurimit të koherencës në planifikim, planifikimit të mësimdhënies bazuar në situata të nxëni dhe situata nga jeta reale. Mësimdhënia  është një tjetër fushë ku mësuesit paraqiten me rezultate të dobëta. “Mësuesit duhet të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e mësimdhënies në drejtim të metodologjisë bazuar në kompetenca “Mëso duke bërë”, të teknikave të të pyeturit dhe diskutimeve. Ata kanë nevojë për përmirësim në teknikat e vlerësimit të nxënësit duke e ndihmuar atë të bëjë progres”, – thuhet në raportin e Ministrisë së Arsimit pas testimit për zhvillimin profesional të mësuesve.

Klima dhe menaxhimi i klasës janë dy çështje të fushave të mësipërme ku ndihet nevoja për përmirësime të konsiderueshme, lidhur me informacionin që duhet të zotërojë mësuesi. Ndonëse në fushat e komunikimit dhe zhvillimit profesional, mësuesit paraqiten disi më mirë krahasuar me fushat e tjera, përsëri rezultatet janë akoma larg pikëve maksimale dhe vlerave që duhet të demonstrojë mësuesi në shkollë në komunikim me nxënësit, me kolegët, me prindërit dhe komunitetin. Mësuesit duhet të jenë më aktivë në zhvillimin e tyre profesional sidomos në rrjetet profesionale të mësuesve si  dhe në zhvillimin profesional brenda shkollës.

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

3-vjeçarja Alice Amos, fëmija më inteligjent në botë?!

Next Article

Kodheli fton gjimnazistët t’u bashkohen Forcave të Armatosura

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427