3-vjeçarja Alice Amos, fëmija më inteligjent në botë?!

Alice Amos nga qyteti Gilford, në Angli është 3-vjeçarja që konsiderohet nga mjekët si fëmija më inteligjent në gjithë botën, pasi ajo ka koeficientin e inteligjencës 162.

Është thjesht e jashtëzakonshme, ajo filloi të lexonte kur ishte vetëm 22 muajshdhe prindërit ja bënë testin e inteligjencës në “Mensa” që është agjencia që teston inteligjencën për njerëzit me inteligjencë mbi 140 shkallë.

Rezultatin që e arriti Alice në testin e inteligjencës e rendit atë në mesin e njerëzve më inteligjentë në planet. Supozohet që IQ e fizikanit të njohur në glob, Stephen Haëking, është ndërmjet 160 dhe 165.

“Ajo është një dhuratë për ne”, u shprehen prindërit e saj dhe shumë krenar për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë vajza e tyre.

Jemi shumë të lumtur që Alice është bërë anëtare e shoqatës sonë. Ne në Mensa krijojmë ambient pozitiv për zhvillimin e fëmijëve të talentuar, të cilët kanë rastin të shoqërohen me fëmijë të tjerë me aftësi të përafërta intelektuale”, -tha John Stevenge, drejtor ekzekutiv i Mensas britanike.

Alice momentalisht shkon në një kopsht të fëmijëve parashkollorë, ku ndjek kurset e avancuara të matematikës dhe gjuhës angleze e literaturës, transmeton Daily Mail.

Portali Capitalbay shkruan se Alice pos gjuhës angleze tashmë flet edhe rusisht, me ëndje lexon përrallëza e Ezopit, këndon, vallëzon dhe pikturon.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nikolla dhe Kumbaro nënshkruajnë marrëveshje

Next Article

Testimi i mësuesve në kryeqytet, asnjë nuk merr pikët maksimale

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427