Përdorimi i teknologjisë në klasë dhe angazhimi i nxënësve që ta përdorin atë për të mësuar duket pak e vështirë, por nuk është e pamundur. Ju sjellim disa mënyra se si ju mund të veproni që t’i vini nxënësit në punë, të mund t’i kontrolloni dhe motivoni ata.
Kthejeni mësimin në lojë
Të fusni lojërat në orët mësimore mund të bëjë që ora e mësimit të jetë më argëtuese dhe më tërheqëse për nxënësit. Për shembull, në çdo kohë kur sillni në klasë një konkurs ose arritje me nivele dhe shërbime në një ushtrim në klasë, ajo automatikisht kthehet në një lojë. Kjo jo vetëm që do i angazhojë nxënësit, por edhe do mësojnë edhe pjesa tjetër që nuk dëgjonin mësimin më parë.
Lejojini nxënësit të krijojnë
Në ditët e sotme ka shumë aplikacione dhe programe kompjuterike nga të cilat nxënësit mund të krijojnë shumë gjëra të bukura digjitale. Këto mund të jenë pyetësorë ku nxënësit mund të krijojnë vetë pyetjet, por edhe të luajnë.
Bëjini nxënësit të punojnë së bashku
Të bëni nxënësit që të punojnë në dyshe, në grupe të vogla ose edhe të mëdha i mëson ata të punojnë në ekip. Teknologjia e sotme nuk lejon vetëm nxënësit e njërës klasë të punojnë së bashku, por ekipet e tyre mund të zgjerohen brenda shkollës, qytetit ose shtetit. Gjithashtu programet e ndryshme në internet u lejojnë atyre të punojnë edhe me moshatarë nga e gjithë bota.
Të mësuarit në bazë të një projekti
Kur nxënësit aplikojnë atë që po mësojnë në projekte, temat të cilat po mësojnë mund të marrin një kuptim shumë më të gjerë. Aktiviteti dhe krijimi i një projekti të tillë jo vetëm që zhvillon trurin, por edhe i mëson nxënësit si të punojnë me detaje duke zhvilluar një plan të mirë menduar.
Futni një ose më shumë vizitorë në klasë
Me fuqinë e programeve me video si: Skype apo Facetime dhe shumë të tjera, asnjëherë më parë aftësia për t’u lidhur me njerëz të tjerë rreth e qark botës nuk ka qenë më e lehtë apo më e lirë. Përdorni këto programe për të sjellë një gjë ndryshe në klasë. Padyshim është një dalje nga rutina e përditshme kur nxënësit të kenë mundësinë të diskutojnë për mësimet me një mësues të një vendi tjetër ose të ndajnë mendime dhe hipoteza me nxënës të një kontinenti tjetër.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.