Prindër, përkuluni e shikojeni në sy fëmijën kur i flisni!

Eksperti për zhvillimin e fëmijës Gill Connel shkruan se gjesti i Dukës së Kembrixhit mund të “nxisë vetë-respekt në mënyra të fuqishme, ndërsa inkurajon fëmijët e tij për të komunikuar edhe më shumë”.

Nëse keni shpenzuar shumë kohë duke kërkuar fotot e princit William dhe djali i tij 3-vjeçar, Prince George ju mund të keni vënë re se Duka i Kembrixhit në shumë prej fotove është përkulur ndërsa është duke folur me djalin e tij.

Mbretëresha nuk mund të ketë vlerësuar Prince William teksa ai ka përdorur këtë teknikë prindërore në një mjedis formal, por sipas ekspertëve, Duka i Kembrixhit ka komunikuar me fëmijën ashtu siç duhet të komunikojë çdo prind, i përkulur dhe duke e parë në sy fëmijën.

Kur Duka i Kembrixhit kujdeset për Prince George dhe ai është në gjendje që të përkulet për të parë në sytë e fëmijës teksa komunikon me të. Ekspertët thonë se teknika e “dëgjimit aktiv” mund të ndihmojë fëmijët të ndiejnë se ajo që ata janë duke thënë me të vërtetë ka rëndësi për prindërit e tyre. Eksperti për zhvillimin e fëmijës Gill Connel shkruan se gjesti i Dukës së Kembrixhit mund të “nxisë vetë-respekt në mënyrë të fuqishme, ndërsa inkurajon fëmijët e tij për të komunikuar edhe më shumë”.

Natyrisht, duke dëgjuar dhe duke folur me fëmijën tuaj në këtë mënyrë, pra duke u ulur pranë tij dhe duke e parë në sy ndikon pozitivisht në zhvillimin e fëmijës. Qendra për Edukimin e Prindërve rekomandon që prindërit duhet të lënë punën që janë dukë bërë dhe t’i japin fëmijës vëmendjen e plotë kur ata janë duke folur, raporton Parent Herald. Në fund të fundit, duke e pozicionuar veten për të dëgjuar në mënyrë aktive ju i jepni rëndësi fëmijës tuaj. A nuk është ai shumë i rëndësishëm për ju?

Kështu që herën tjetër që fëmija juaj dëshiron vëmendjen tuaj, përkuluni poshtë dhe shikojeni në sy fëmijën kur flisni me të. Është e lehtë, provojeni!

Ju mund ta shikoni në këtë foto se si komunikon Duka i Kembrixhit me djalin e tij.

… Ja një tjetër moment me Presidentin Obama, gjatë një vizite presidenciale në Kensington Palace.

Në një ndeshje bamirësie, në një moment ai i përkushtohet tërësisht djalit dhe bisedon me të. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fëmijët që lexojnë do të kenë më shumë sukses në punë

Next Article

Teknologjia në klasë, mënyra si të aktivizoni nxënësit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427