SIDA, sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Ka lidhje ndërmjet SIDËS dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme?

Po. Së fundmi është vërtetuar se personat e infektuar nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme kanë dy deri në pesë herë më shumë mundësi për të hasur HIV-in, nëse janë të ekspozuar ndaj virusit nëpërmjet kontaktit seksual, sesa ata që nuk kanë SST-në. 

Kjo ndodh për dy shkaqe: nga një anë ulcerat gjenitale që prodhojnë disa nga SST (sifilizi, herpes…)  provokojnë çarje në muret e aparatit gjenital ose në lëkurë, të cilat janë një pikë-hyrjeje për HIV-in. 

Nga ana tjetër, studime të ndryshme kanë tregur që personat e infektuar me HIV dhe me sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme kanë më shumë mundësi të përhapin virusin e SIDËS me anë të sekrecioneve vaginale. 

Prandaj janë të domosdoshme masat mbrojtëse për të shmangur ngjitjen e këtyre sëmundjeve dhe shmangien e ekspozimit ndaj patologjive të tjera.

( Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS )

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

9 karakteristikat e një mësuesi të mirë

Next Article

Kalendari i aplikimeve për raundin parë të studimeve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427