Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron!

Këshilla të vlefshme, të cilat vijnë nga pediatria Lira Gjika. Në qendër të këtyre këshillave qëndron marrëdhënia prind-fëmijë. Shpeshherë fëmijët bëhen tekanjozë dhe hiperaktivë. Ja disa këshilla të vlefshme, të cilat do ju ndihmojnë të ruani qetësinë. Qëllimi parësor është ‘mirëedukimi i fëmijës”.

– Kur je i nxehur mos e prek fëmijën me dorë sidomos kur je në rrugë. Nervozizmi është një energji që ti vetë nuk arrin ta kontrollosh. Ti reagon në mënyrë të dhunshme jo nga veprimi i fëmijës, por për shkak të situatës së turbullt emocionale brenda teje.

– Fol me fëmijën pasi të jesh qetësuar dhe ke mundësi të kontrollosh nervozizmin.

– Kur bën një veprim të keq ndaj fëmijës, kur qetësohesh, të paktën kërkoi të falur.

– Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron. Kjo mënyrë krijon vetëm frikë dhe përsërit të njëjtën mënyrë të sjelluri.

– Edukimi nuk mund të realizohet kur të rriturit janë nervozë dhe urdhërues.

– Kur flisni me fëmijën, uluni në gjunjë që të barazoheni me të dhe të mos flisni në pozicion nga lart-poshtë. 

– Kur flisni me fëmijën mos e shkundi apo kapni për krahu apo veshi, janë veprime që gjymtojnë.

– Kur flisni me fëmijën, flisni me drejtshkrim. Dialekti duhet përdorur pasi është dhënë këshilla më parë me drejtshkrim. Fëmija duhet ta njohë edhe dialektin.

– Mos e gënjeni fëmijën as për arsye madhore. Përpiquni t’ia thoni të vërtetën fëmijës, sa më kuptueshëm edhe kur është një vjeç.

– Ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën.

– Nuk mund të ketë edukim të mirë me dhunë, gënjeshtra, dhe të folur jo të zgjedhur.

Lira Gjika

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kaligrafia e Prakriti Malla konsiderohet si shkrimi më i bukur në botë

Next Article

Gjashtë gjëra që mësuesit duhet të dinë për veten e tyre

Related Posts
;