Si mund ta di nëse më kanë hedhur diçka në pije?

Pyetja e adoleshentit: Si mund ta di nëse më kanë hedhur diçka në pije, pa dëshirën time?

Përgjigjen specialistët:

Hedhja e substancave të caktuara (ekstazi, psikotikë … etj.) në pije nuk ndodh shpesh, megjithatë ekzistojnë raste të tilla.

Është gati e pamundur t’i dallosh këto substanca në pije, sepse janë pa shije dhe pa ngjyrë. E mira është që të ndjekësh një strategji të thjeshtë: mos e humb nga sytë gotën dhe mbaje gjatë gjithë kohës nën vëzhgim. Porosite gjithmonë vetë pijen tënde, duke e shoqëruar me sy kur ta shërbejnë; mos pi shumë, mos pi shpejt dhe mos prano të pish nga gotat e mëdha të përbashkëta, të cilat ti nuk e di se ç’përmbajnë; nëse vëren diçka të çuditshme, mos e pi.

Simptomat

  • Rritje e ndjesisë së të ndierit keq.
  • Të vjella dhe çorientim.
  • Rëndim dhe therje këmbësh.
  • Humbje e ndërgjegjes dhe dobësi.
  • Në zgjim, nuk kujton asgjë nga ajo çfarë ka ndodhur mes gotës së dytë dhe të tretë.

( Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS )

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësimdhënia është profesioni më i çmuar

Next Article

Disa hapa që duhet të ndiqni për një fundjavë më të mirë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427