Disa hapa që duhet të ndiqni për një fundjavë më të mirë

Gjatë një jave të lodhshme pune, të gjithë presim më padurim fundjavën, për t’u argëtuar dhe qetësuar nga streset e punës, por pavarësisht kësaj, jo gjithmonë ia dalim të marrim maksimumin prej saj.

Natyra e paorganizuar e një fundjave dhe koha e lirë në dispozicion shpesh të bëjnë konfuz dhe nuk di nga t’ia fillosh për organizimin e saj. Pas shumë kërkimesh dhe eksperimentesh, është arritur të gjenden 6 hapa për të organizuar një fundjavë e cila do ju ndihmojë të maksimizoni lumturinë dhe ripërtëritjen e energjive.

Shmangni punën me e-mail dhe rrjetet sociale. Kurrë nuk do të mund të jetoni mirë një fundjavë nëse vazhdimisht do të punoni me e-maile apo do të kaloni kohë në rrjetet sociale.

Kaloni kohën me shoqërinë dhe familjen. Të festosh fundjavën me njerëz të afërt është ideale pasi të ndihmon të shkëputesh nga rutina e bisedave javore mbi punën.

Bëni sa më shumë ushtrime. Është shumë e rëndësishme që gjatë fundjavës të merreni me ushtrime fizike. Ato do t’ju ndihmojnë të çlironi energjitë negative të akumuluara gjatë javës dhe do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.

Dilni jashtë. Mundohuni që shumicën e kohës ta kaloni në ambiente të hapura, jashtë mureve të shtëpisë, në ajër të pastër.

Konsumoni ushqim të mirë dhe pije. Të ngrënit mirë është një tjetër ndjesi e këndshme për një fundjavë, veçanërisht kur kjo shoqërohet me pije dhe njerëz të këndshëm rreth vetes.

Bëni ato gjëra që dëshironi të bëni. Mos lër pas dore asnjë nga pasionet e tua. Është shumë e rëndësishme që në fundjavë të planifikosh të bësh pikërisht gjërat që të pëlqejnë më shumë dhe që nuk mund t’i bësh gjatë javës. Në fund të fundit ato ju japin më shumë kënaqësi.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si mund ta di nëse më kanë hedhur diçka në pije?

Next Article

Orë model në lëndën e letërsisë në shkollën "Sami Frashëri"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427