Si i ngatërrojmë mbiemrat me ndajfoljet

Sot do të trajtojmë shkurt dhe thjesht si shkruhen disa ndajfolje dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Në fakt, shumë prej nesh gabojmë kur shkruajmë ndajfoljet dhe mbiemrat që vijnë prej tyre.

Sot do të trajtojmë shkurt dhe thjesht si shkruhen disa ndajfolje dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Në fakt, shumë prej nesh gabojmë kur shkruajmë ndajfoljet dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Kështu na ndodh të hasim:

– E pa drejtpërdrejtë.

– U ngjit lartë.

– Ajo qëndronte drejtë.

– Lepuri ishte kaq i shpejt.

– Lajmi ishte i vërtet.

– Kjo gjë nuk ishte kaq e thjesht.

Në të gjitha këto raste ndajfoljet dhe mbiemrat janë shkuar gabim.

Kujdes! Kur këto fjalë janë ndajfolje, (kryesisht mënyre e vendi) nuk e kanë “ë”-në fundore, si: lart, shpejt, drejt, drejtpërdrejt, vërtet, thjesht etj. Kurse mbiemrat që vijnë prej tyre shkruhen gjithmonë me “ë” fundore: i/e lartë, i/e shpejtë, i/e drejtë; /i/e vërtetë; i/e thjeshtë etj. Për ta dalluar kur është ndajfolje dhe kur mbiemër, përveç veçorive kategorive gramatikore, na ndihmon nyja e mbiemrit. 

Thënë fare thjesht: kur ka nyjën përpara (i, e, të, së) këta mbiemra që vijnë nga këto ndajfolje shkruhen me “ë” fundore. Mirëpo kujdes, disa ndajfolje e kanë vetë në trup “ë”-në fundore, pra dalin me temë më “ë”, si: butë, qartë, thellë etj. Kjo “ë” ruhet edhe te mbiemrat që vijnë prej tyre: butë-i butë, qartë-i qartë, hollë-i hollë, thellë – i thellë etj.

Mbani mend!

1) mbiemrat marrin “ë” fundore                                                      

NdajfoljeMbiemër
vërteti vërtetë
larti lartë
thjeshti thjeshtë
drejtpërdrejti drejtpërdrejtë
shpejti shpejtë
drejti drejtë etj.

2) mbiemrat dalin si ndajfoljet

NdajfoljeMbiemër
butëi butë
qartëi qartë
hollëi hollë
thellëi thellë
trashëi trashë etj.

Sevi Lami Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim

Next Article

Mesazhi i gjakovares, Ariana Rizvanolli: Të jesh mësues do të thotë të jesh dielli që ngroh zemrat e nxënësve!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427