Epërsitë e gabimit në ndërtimin e nxënies (pjesa dytë)

Ankthi i dështimit zvogëlohet kur gabimi pranohet si një burim që jep dritë. Gabimi pranon idenë e së vërtetës si hulumtim. Prania e gabimit është një forcë shtesë për të shtyrë përpara, për të plotësuar një mungesë që nënvizon Ai.

“Lekë Pepkolaj, i doktoruar në Itali në fushën e matematikës. Kërkimet e tij shkencore janë të fokusuara në fushën e edukimin matematik dhe ka shumë publikime brenda dhe jashtë vendit. Profesori është një nga eksponentët më të mirë të kësaj fushe në vendin tonë” 

Përshtatja e një qasje kritike, eksperimentimi në një mjedis të hapur dhe lirshëm, me interes, duke ndier dhe kontrolluar kompetencën në arritje dhe duke e krahasuar me kompetencën që zotëron tani, çon në motivimin e një nxënie kuptimplote.

Në këtë proces përshtatës, vetë-pranimi i gabimit bëhet thelbësor, si një arsye për të vazhduar dhe krahasuar situata të reja që sigurisht sjellin rritje personale.

Gaetano Mollo shprehet se: “në këtë këndvështrim të gjerë, të nxënit nuk është vetëm çdo ndryshim i fituar nga mënyra e sjelljes së organizmit, por mbi të gjitha një përpjekje që një pjesë ose fazë e përvojës së jetuar mund të mbetet tek personi dhe së bashku të kthehen në mënyrë të përshtatshme në një përvojë të mëtejshme, të tillë që mësojmë çdo tematikë që përjetojmë, përderisa e pranojmë dhe e mësojmë atë në shkallën në të cilën ne e pranojmë ” [2]. 

Këtu jemi në një fazë shumë delikate në të cilën hyjnë në lojë faktorët metakonjitive. Proceset e kontrollit janë të pranishme në subjekte kur janë të përshtatura pa frikë dhe janë të motivuara të zbulojnë, duke shfrytëzuar kompetencën që ke. Nxënësi duhet të ketë të gjithë lirinë për t’u shprehur pse nuk nxën nga detyrimi i jashtëm, por nxën kur është në gjendje të përshtatë atë që di me situatat e reja me të cilat përballet. Duke ditur situatën brenda, nxënësi ndjen nevojën për të korrigjuar gabimin e pranuar. Kjo situatë e tanishme çon drejt një rruge përmirësuese të asaj që ke nxënë.  

Nga ky këndvështrim, gabimi luan një rol thelbësorë në ndërtimin e nxënies, pra në kuptimin e:

  • një sustë që shtyn sa më tej,
  • lirimit nga përsosmëria absolute,
  • mbrotjes nga qëndrimet autoritare.

Në fakt, prania e gabimit është një forcë shtesë për të shtyrë përpara, për të plotësuar një mungesë që nënvizon Ai, me fjalë të tjera siç e quan Mollo “një burim i asaj që do” [2]. Gabimi të mbron nga sistemi autoritar, sepse përshtat një qasje jo behavioriste pra gabimi bëhet burim i hulumtimeve dhe zbatimeve eksperimentale. Procesi edukues shihet si një veprim individual dhe jo i përshtatshëm për modele konstante dhe të fiksuara. Deri më tani kemi shoqëruar mendimin e përparimit me mendimin e dështueshmërisë dhe kemi treguar vlerat e tij. Për të përfunduar kornizën, në ekuilibrin dinamik të të nxënit, lind nevoja për një mendim të raportimit / krahasimit me një model i cili është një arsye më shumë për t’ia dalur.

Të gjithë mund ta kuptojmë rëndësinë e mendimit intuitiv dhe krijues. Një strukturë e drejtuar e nxënies shkurton mendimin intuitiv të nxënësve, pra është e nevojshme të motivohen për të shprehur problemet, të lehtësojnë interpretimet, gjithashtu të zvogëlojnë ankthin e bërjes së gabimeve. Mendimi intuitiv shkakton në mënyrë të vetëdijshme gabimin, psikologjikisht ndihmon shumë në vëmendjen dhe analizën pasuese, prandaj mendimi intuitiv ndërton informacione për t’u provuar dhe eksperimentuar në një analizë pasuese. Dihet lidhja e ngushtë midis mendimit intuitiv dhe atij analitik, atëherë lind nevoja për t’i shkuar deri në fund gabimit sepse është krijuesi i hulumtimit që ne dëshirojmë.

Në fakt, gabimi duke qenë një identifikues i vështirësive, si për nxënësin ashtu edhe për mësuesin, jep një shtysë për ta kapërcyer, jep një udhëzues fillestar, për vëzhgime, vlerësime dhe procedura të ndryshme. Në këtë fazë lind nevoja që secili nxënës të vetë-menaxhojë dhe hulumtojë përpunime të reja rreth mënyrave të zgjidhjes së problemave. Gjatë zgjidhjes së problemave, nëse janë menaxhuar mirë, informacionet e dhëna, strategjitë e zbatuara dhe përfundimet atëherë gabimi mund të bëhet burim i vetë-kontrollit dhe vetë-korrigjimit.

Në fund themi se gabimi jep energji nga ku duhet orientuar, për të ndrequr boshllëqet e mëparshme. Në fakt, ankthi për të gabuar ngadalëson në veprim dhe në logjikë, duke krijuar një bllok në stimulin e ndërtimit të nxënies. Ankthi i dështimit zvogëlohet kur gabimi pranohet si një burim që jep dritë. Dija është relative, dhe për këtë arsye duhet të kemi një qasje kritike ndaj saj dhe përmes provave dhe riprovave mund të përmirësohet. Gabimi pranon idenë e së vërtetës si hulumtim. Ndërtimi i nxënies kuptimplote kërkon një rrugë stimuluese, për tu hedhur në mënyrat e ndryshme të zgjidhjes dhe sjelljeve të përshtatshme. Pra kemi nevojë për një qasje që mban gabimin si krijues pozitiv i hulumtimit dhe përparimit, si një sinjal i vërtetë, i cili na paralajmëron se çfarë të bëjmë, përmes të menduarit kritik dhe gjurmimit të të dhënave të tjera. Gabimi çon në një procedurë induktive, ku duhet të pranohet pozitivisht dhe pastaj të shfrytëzohet forca e tij, e cila është pjesë e fazave të ndryshme të nxënies.

Literatura

[1] Baldini, M. (2001). Prefazione. In (L. Binanti, a cura di) Pedagogia, epistemologia e didattica dell’errore, Rubbettino, pp. 7 – 12. 

[2] Mollo, G. (2001). Il valore dell’errore nella dinamica dell’apprendimento. In (L. Binanti, a cura di) Pedagogia, epistemologia e didattica dell’errore, Rubbettino, pp. 155-182.

[3] Montessori, M. (2001). L’errore e il suo controllo. In (L. Binanti, a cura di) Pedagogia, epistemologia e didattica dell’errore, Rubbettino, pp. 127 – 133.

[4] Pepkolaj, L. (2015) “Difficoltà in matematica: percorsi di autoformazione in e-learning”, teza e doktoraturës mbajtur pranë Universitetit të Studimeve në Salerno, Itali.

[5] Postman, N. (2001). Fallibismo ed educazione.  In (L. Binanti, a cura di) Pedagogia, epistemologia e didattica dell’errore, Rubbettino, pp. 135-138.

[6] Von Glasersfeld, E. (1992) Apprendimento e Insegnamento dal punto di vista del Costruttivismo, L’educazione Matematica, Vol. 3.a.1, aprile pp, 27–37.

(Pjesa e parë mbi Epërsitë e gabimit në ndërtimin e nxënies e gjeni në këtë link)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Vlerësim i vazhduar me shkrim, një herë në dy javë

Next Article

Format vlerësimi i vazhduar për portofol dhe test

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427