Pyetja e adoleshentit: Shoqja ime më e mirë e fëmijërisë po largohet nga unë dhe tani pëlqen miqësi të tjera. Si duhet të sillem?
Përgjigjen specialistët:
Një nga lidhjet më të forta në një marrëdhënie miqësie është ndarja e përvojave dhe e interesave të përbashkët. Kur ndryshojnë rrethanat, këto lidhje prishen dhe është normale që personat dikur pranë teje, të largohen e t’u drejtohen personave të tjerë. Kjo situatë ndodh vazhdimisht në adoleshencë, sidomos në rastet kur të rinjtë ndërrojnë klasë apo shkollë.
Më e mira është që ta kuptosh sjelljen e shoqes sate (nuk ka kuptim të zemërohesh me të, sepse nuk do të ndryshojë); duhet të përpiqesh të krijosh shoqëri me dikë që tani është më afër teje.
Duhet të dish…
Nuk ka liri më të madhe, sesa të zgjidhësh të jesh ose jo mik me dikë. Nuk mund ta mbajmë me forcë miqësinë dhe as të detyrojmë kënd të ndajë me ne një ndjenjë që është spontane, e natyrshme. Të përpiqesh të mbash me zor një miqësi është diçka që nuk funksionon asnjëherë.
( Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS )
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.