Një grua 97-vjeçare është diplomuar në shkollën e mesme të Michiganit, 80 vjet pasi u detyrua të lërë shkollën për të ndihmuar familjen e saj.
Margaret Thome Bekema realizoi ëndrrën e saj më të madhe. Bekema duhet të ishte diplomuar në vitin 1936, por u shkëput vitin e parë për t’u kujdesur për tre motrat dhe vëllezërit më të vegjel, pasi mamaja ishte sëmurë me kancer.
Ajo thotë se lënia e shkollës në moshën 17-vjeçare i theu zemrën dhe se është mirënjohëse për mundësinë që iu dha.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës” u shpreh 97-vjeçarja, mes lotësh ndërsa e kishte të vështirë të shprehej në ceremoninë e diplomimit.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.