Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Rreth serisë italiane për fëmijë “Stralisku”

“Stralisku”, një prej romaneve më të rëndësishme të autorit italian Roberto Piumini, rrëfen miqësinë që krijohet midis një piktori të shquar, të cilit i kërkohet të punojë një vepër dhe djalit të vogël të porositësit të veprës. Madurerin, një adoleshent inteligjent, e ka mbërthyer një sëmundje e pashërueshme, e cila e detyron të qëndrojë i mbyllur mes mureve të dhomave të tij. Sakumati është piktori, të cilit i kërkohet t’i pikturojë këto dhoma, duke ia sjellë djaloshit gjithë botën brenda mureve. Por ajo që do të ndodhë midis tyre, është krejt e papritur edhe për ata vetë. Ndërkohë që njëri pikturon dhe tjetri rrëfen dëshirat e veta, mes dy personazheve kryesore do të lindë një miqësi e fortë, që kapërcen edhe vetë jetën. 

Peizazhet jetojnë, marrin frymë, shfaqen dhe zhduken në faqet e mureve të dhomave, duke ngjizur frymëmarrjen e natyrës në muret e ftohta. Stralisku është një bimë, një lule-xixëllonjë, e krijuar nga imagjinata e Madurerit, e cila regëtin dhe shuhet, ashtu si edhe vetë fëmija. 

Roberto Piumini, me këtë roman të shkurtër dhe magjik, na zbulon se dashuria nuk është vetëm një lidhje gjaku, por edhe një lidhje befasuese dhe e vërtetë mes njerëzve, që dinë të falin paqe,  mbështetje dhe emocione te të tjerët. 

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Bija e varrmihësit”, një roman për identitetin dhe sfidat

Next Article

Prindër, mos ua shponi veshët fëmijëve të vegjël!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481