Të dashur prindër, këtë vit bashkë me shumë seri librash pranë Panairit të Librit do të gjeni edhe vëllimin me tregime për fëmijë “Pa e vrarë mendjen”. Gjuha e zgjedhur, afër fëmijëve, stili i këndshëm dhe shumë elastik, mendësia e një brezi të lirë është mjeshtëria e shkrimit të Natasha Poroçanit, tashmë të njohur për aftësinë e saj në komunikimin me fëmijët.
Shumë të ëmbël fëmijë, vjen në panair përsëri këtë vit vëllimi me tregime Pa e vrarë mendjen.
Ju do të pyesni
-Po pse “përsëri”?
Oplaaa, sepse është ribotuar. Pasi botimi i parë iku turravrap nga libraritë, tani vjen përsëri me rrëfimet e mrekullueshme të Kaltrinës, vëllait të saj Albit dhe shumë shokëve e shoqeve të saj.
Fëmijët në faqet e librit do të gjejnë bashkëmoshatarët e tyre me të cilët shkojnë çdo ditë në shkollë, ndajnë orët e lodhshme të mësimit por edhe kënaqen me humorin e mrekullueshëm që luan mes tyre.
Po fëmijët jetojnë mes ëndrrave dhe janë ëndrra të bukura. Ndaj në faqet e librit do të endeni nga klasa te ëndrrat, nga lojërat te malet me dëborë apo lulet e lëndinave.
Do të njiheni me Ivinën së cilës po i mungonte vëllai, shoku i lodrave. Po pse, ku kishte shkuar Flobi?
E pastaj ato çokollata e mira, të shijshme, të ëmbla…ëëëë, po si t’ia bëjmë? se ato të shtojnë ca në peshe. Epo këtu do gjeni një dietë të posaçme, pa hequr dorë fare nga çokollatat, më besoni. A ka një dietë të tillë?
Tani që dimri po vjen a ju duhet një shok dëbore? Si thatë? Ku ta gjeni?
Lëre pastaj një gjyshe…ua çfarë gjysheje, për t’i patur zili. Mbath patina e bën gara me mbeskën.
Ehuuu, ka plot e plot gjëra të tjera. Ju do të thoni si t’ia bëni me përgjigjet e kaq shumë pyetjeve?
E pra, hapni librin “Pa e vrarë mendjen”, aty i keni të gjitha.
A do të kënaqeni? Oh, pa diskutim që po.
Atëherë… shihemi në panair të dashur fëmijë.
“Pa e vrarë mendjen” është një libër me histori të mrekullueshme me mbretër e zana, si dhe me tregime të bukura e plot humor nga jeta e përditshme e fëmijëve. Në to flitet për marrëdhëniet me gjyshërit, prindërit dhe mësuesit, me shokët e shoqet, rregullat që duhet të ndjekin fëmijët në familje, shkollë etj. Personazhet e tregimeve kanë teka dhe dëshira “të çuditshme”, si dhe pikëpyetje për gjëra që nuk i dinë. Por, në fund, ata gjejnë te prindërit, gjyshërit dhe mësuesit miqtë e tyre më të mirë!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
844472 939528It can be difficult to write about this topic. I think you did an excellent job though! Thanks for this! 676964
428012 952752Just wanna comment that you have a really nice internet internet site , I really like the design it in fact stands out. 595520
676252 22324Admiring the time and effort you put into your web site and in depth data you offer. Its excellent to come across a blog every once in a whilst that isnt exactly the same out of date rehashed material. Excellent read! Ive saved your website and Im including your RSS feeds to my Google account. 698853