Dionis Prifti shpallet fitues i “Fondit për mbështetjen e krijimtarisë letrare për të rinj” nga QKLL me librin me tregime “Bar Sahara”, me motivacionin: “autor i një tufe tregimesh, në të cilat realiteti nuk pasqyrohet, por interpretohet mbi parime surrealiste, me anën e një stili poetik dhe mjaft vetjak”.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbajti sot ceremoninë e shpalljes së fituesve të fondit mbështetës të krijimtarisë letrare për të rinj.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Ministrja e Kulturës, Zonja Elva Margariti, e cila shprehu mbështetjen e saj për nismat në kuadër të mbështetjes së krijuesve të rinj, nisma këto të artikuluara dhe realizuara nga QKLL-ja që në krijimin e saj, e të cilat vazhdon t’i ketë në politikat e saj ndaj autorit shqiptar dhe librit shqip.
Juria, e kryesuar nga dramaturgu Stefan Çapaliku dhe gazetarja Arta Marku, mes 16 kandidatëve, zgjodhi 3 fitues:
• Në poezi: Nurie Emrullai, me librin poetik “Lëre dashurinë të vijë si të dojë”, si autore e një poezie me theks të fortë bashkëkohor, të përpunuar mbi parime të kthjellëta estetike, spontane në figuracion dhe e struktuar qartë në narracionin e vet.
•Në prozë: Dionis Prifti, me librin me tregime “Bar Sahara”, si autor i një tufë tregimesh, në të cilat realiteti nuk pasqyrohet, por interpretohet mbi parime surrealiste, me anën e një stili poetik dhe mjaft vetjak.
•Në dramëLedian Gjeçi, me dramën “Pak pakt”, si autor i një vepre të mirërealizuar në të gjithë komponentët e saj: tematikë e mprehtë, ndërtim solid karakteresh, konflikt i thekshën dramatik.

Ja një fragment nga libri i Dionis Priftit, që do të botohet nga ALBAS:
“Kur isha në kutinë e madhe prej kartoni, ata që kalonin në cepin ku rrija, çuditeshin pse nuk bëja përpjekje të dilja. Por, në fakt, nga brenda kartoni kishte një kompensatë të trashë, që ishte e vështirë të çahej: e kisha provuar një herë ta godisja me këmbë dhe ma kishte vrarë gishtin e vogël aq keq, sa nuk guxova më. Ata më pyesnin se si mundja të shihja që aty. Unë u tregoja vrimat në anën e majtë, pak poshtë çatisë, ku duhet të ngrihesha në gishtat e këmbës për të parë. Vërtet që mund të shihja vetëm nga ana e majtë, pra nga fundi i rrugës, atje ku mbaronte sheshi, por ajo anë ishte njëkohësisht edhe Lindja, kështu që kisha përditë rrezet e para të ditës. Epo, jo përditë. Ka ditë me shi, e në ato ditë, përveç rrezeve që mungonin, kisha edhe cepin e hollë të çatisë së kutisë, nga ku pikonin pika uji me një zhurmë që përsëritej bezdisshëm.
Njerëzit kalonin aty e më pyesnin si isha – ka njerëz të mirë plot. Kishte dhe nga ata që s’më flisnin kurrë. Kishte nga ata që më flisnin për ca kohë. Afroheshin e më pyesnin pse s’dilja, a doja ndihmë, më këshillonin, thoshin se do të ktheheshin prapë. Dhe ktheheshin prapë. Më pyesnin prapë pse s’dilja. Unë ua shpjegoja prapë të gjitha arsyet e forta – kompensata nga brenda etj. Më jepnin këshilla prapë, po pak më të ftohtë. E gjithmonë e më të ftohtë e gjithmonë e më pak rrinin me mua. Derisa unë i shihja nga vrimat në të majtë të largoheshin nga sheshi e të ecnin nga ana tjetër e rrugës. Ca ish-këshillues të tjerë kalonin aty ngjitur, dhe pa më folur fare, më shihnin në sy a thua nuk kishim shkëmbyer kurrë një fjalë më parë. Njëri madje, dikur, një burrë i hollë, jo shumë i gjatë, me mustaqe të vogla, ndaloi e nënqeshi çuditshëm, s’kuptohej a ndjente gëzim a hidhërim që më shihte përsëri përmes vrimave. E më vuri aq në siklet ai shikim, sa u ula nga gishtat e këmbës e u shtriva pak në kuti të hiqja mendjen…”
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
837227 510810 Nice post. I learn something much more challenging on different blogs everyday. It will always be stimulating to read content from other writers and practice slightly something from their store. Id prefer to use some with the content material on my blog whether you dont mind. Natually Ill give you a link on your web weblog. Thanks for sharing. 537920