Ky libër, krejtësisht origjinal në strukturën e vet, synon të nxitë te fëmijët ndjenjën estetike ndaj së bukurës si dhe dashurinë për të shkuarën dhe të tashmen e vendlindjes së tyre
Në këtë libër fantastikja e legjendave, që vjen përmes ilustrimeve origjinale, ndërthuret me historinë e lashtë të disa vendeve shqiptare, si dhe me pamjen që kanë këto vende sot. Nëpërmjet një guide të ngjashme me guidat turistike, personazhi i librit, fotografi, ka sjellë pamje të mrekullueshme që lidhen me natyrën dhe vendet me trashëgimi të pasur kulturore. Autorët i kanë risjellë legjendat për vendet nëpërmjet një rrëfimi më të moderuar dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijëve. Ky libër, krejtësisht origjinal në strukturën e vet, synon të nxitë te fëmijët ndjenjën estetike ndaj së bukurës si dhe dashurinë për të shkuarën dhe të tashmen e vendlindjes së tyre.
Faqe: 80, me ngjyra,
Formati: 240 x 280 mm
Kopertina: e fortë
Çmimi: 1500 lekë; 11 euro; 660 den
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.