Udhëtimi, real dhe imagjinar njëherësh, aventura e brendshme

Danub është rruga e pështjelluar në kërkim të kuptimit të jetës dhe të historisë, që nga atlaset e Europës së vjetër e deri në ditët tona

Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton, me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj. Një itinerar, i përzier mes romanit dhe sprovës, që ndjek kulturën si përvojë jetësore përmes vendeve të vizituara e të eksploruara dhe rindërton mozaikun e qytetërimeve të Europës Qendrore, me  tërë larminë e popujve e të kulturave; skicon profilin e saj përmes gjurmëve të historisë së madhe dhe të atyre fragmentare të jetës së përditshme.

Udhëtimi, real dhe imagjinar njëherësh, aventura e brendshme, dokumentet arkivore të shumta e të hollësishme ushqejnë trillin letrar dhe shmangiet fantastike të një udhëtari kureshtar për vendet, librat dhe njerëzit, duke krijuar një Dekameron danubian në miniaturë, me histori e ngjarje, fate individuale e kolektive, të mbetura pa zot brigjeve të lumit dhe të kohës. Danub është rruga e pështjelluar në kërkim të kuptimit të jetës dhe të historisë, që nga atlaset e Europës së vjetër e deri në ditët tona.

Claudio Magris lindi në Trieste më 1939. Është profesor i letërsisë gjermane në Universitetin e Triestes, bashkëpunëtor i gazetës prestigjioze Corriere della sera, autor i shumë veprave letrare dhe eseistike, ndër të cilat përmendim l mito asburgico. Umanità e stile del mondoaustroungarico nella letteratura austriaca moderna (1963), Itaca e oltre (1982), L’anello di Clarisse. Grande stile e nichilismo nella letteratura moderna (1984), veprat teatrore Stadelmann (1988), Un altro mare (1991), Microcosmi (1997 çmimi Strega), Utopia e disincanto (1999), L’infinitoviaggiare (2005), La storia non è finita (2006), Alfabeti. Saggi di letteratura (2008), Livelli di guardia. Note civili (2011). Danub (1986) vlerësohet si kryevepra e tij.

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth serisë “Dedektivi Inteligjent”

Next Article

"Vepra e plotë e Vasko Popës" nga Albas

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427