RRAH apo RREH nxënësin?

Në një artikull të portalit “Insajderi”, lexova titullin: “POLICI I SIGURISË RRAH NXËNËSIN NË SHBA”. Po atë folje të vetës së parë e ngatërrojnë me vetën e tretë të kohës së tashme, të kryer të thjeshtë e të ardhme të mënyrës dëftore.

Profesionistët e fushave të ndryshme e në veçanti gazetarët e rinj po e përdorin gabimisht foljen “rrah”. 

Po atë folje të vetës së parë e ngatërrojnë me vetën e tretë të kohës së tashmetë kryer të thjeshtë e të ardhme të mënyrës dëftore. Për ta dhe jo vetëm, problem i theksuar paraqitet edhe e tashmja e lidhores. 

Në titujt e portaleve në gjuhën shqipe, mund të lexoni shpesh tituj në të cilët folja “rrah” përdoret gabimisht. 

Në një artikull të portalit “Insajderi”, lexova titullin: POLICI I SIGURISË RRAH NXËNËSIN NË SHBA. 

Folja “rrah” në titull nuk është përdorur drejt. Në bazë të titullit vihet re se polici ka rrahur nxënësin (pra, ai), prandaj ka qenë dashur të shkruhet “rreh” dhe jo “rrah”: POLICI I SIGURISË RREH NXËNËSIN NË SHBA

                                                      Përdorimi i drejtë i foljes “rrah”

MËNYRA DËFTORE (ZGJEDHIMI VEPROR)

E tashme

Unë rrah

Ti rreh

Ai, ajo rreh

Ne rrahim

Ju rrihni

Ata, ato rrahin

E tashme e caktuar

Unë jam duke rrahur

Ti je duke rrahur

Ai, ajo është duke rrahur

Ne jemi duke rrahur

Ju jeni duke rrahur

Ata, ato janë duke rrahur

E kryer e thjeshtë (aorist)

Unë rraha

Ti rrahe

Ai, ajo rrahu

Ne rrahëm

Ju rrahët

Ata, ato rrahën

E ardhme

Unë do të rrah

Ti do të rrahësh

Ai, ajo do të rrahë

Ne do të rrahim

Ju do të rrihni

Ata, ato do të rrahin

E ardhme II

Unë kam për të rrahur

Ti ke për të rrahur

Ai, ajo ka për të rrahur

Ne kemi për të rrahur

Ju keni për të rrahur

Ata, ato kanë për të rrahur

MËNYRA LIDHORE (ZGJEDHIMI VEPROR)

E tashme

Unë të rrah

Ti të rrahësh

Ai, ajo të rrahë

Ne të rrahim

Ju të rrihni

Ata, ato të rrahin

MËNYRA DËFTORE (ZGJEDHIMI JOVEPROR)

E tashme

Unë rrihem

Ti rrihesh

Ai, ajo rrihet

Ne rrihemi

Ju rriheni

Ata, ato rrihen

E tashme e caktuar

Unë jam duke u rrahur

Ti je duke u rrahur

Ai, ajo është duke u rrahur

Ne jemi duke u rrahur

Ju jeni duke u rrahur

Ata, ato janë duke u rrahur

E kryer e thjeshtë (aorist)

Unë u rraha

Ti u rrahe

Ai, ajo u rrah 

Ne u rrahëm

Ju u rrahët

Ata, ato u rrahën

E ardhme

Unë do të rrihem

Ti do të rrihesh

Ai, ajo do të rrihet

Ne do të rrihemi

Ju do të rriheni

Ata, ato do të rrihen

E ardhme II

Unë kam për t’u rrahur

Ti ke për t’u rrahur

Ai, ajo ka për t’u rrahur

Ne kemi për t’u rrahur

Ju keni për t’u rrahur

Ata, ato kanë për t’u rrahur

MËNYRA LIDHORE (ZGJEDHIMI JOVEPROR)

E tashme 

Unë të rrihem

Ti të rrihesh

Ai, ajo të rrihet

Ne të rrihemi

Ju të rriheni

Ata, ato të rrihen

MA. Mentor Hajrizi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Studentët e Gjuhë-Letërsisë, takim pa ngarkesa akademike me shkrimtarin Gazmend Kapllani

Next Article

Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427