Ky është një plan aktiviteti me nxënësit e klasës XI-A të shkollës “Adem Haxhija”, Postribë në kuadër të shkollës si Qendër Komunitare me temë “Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19”. Përgatiti mësuesja Nevila Duraj.
PLAN AKTIVITETI ME NXËNËSIT E KLASES XI-A NË KUADËR TË SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE
TEMA: Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19
Përgatiti: Nevila Duraj
Shkolla: “Adem Haxhija”, Postribë
QËLLIMI I AKTIVITETIT:
1. Ndërgjegjësimi i nxënësve dhe i mbarë komunitetit për rrezikun e përhapjes së COVID-19.
2. Njohja e zbatimi i masave parandaluese.
3. Aftësimi i nxënësve për të punuar në grupe.
4. Të krijojnë marrëdhënie bashkëpunimi me njeri-tjetrin gjatë punës në grup.
SYNIMI:
Vendi: Në ambientet e shkollës ”Adem Haxhija”, në komunitet
Data: Postribë, Mars 2021
Fillimi: 14:00
Mbarimi: 16:30
Objektivat:
Në fund të veprimtarisë nxënësit të jetë të aftë:
• Të zbatojnë masat parandaluese e të krijojnë një mjedis të sigurtë në shkollë.
• Të krijojnë postera e fletëpalosje me këshilla të vlefshme e mesazhe sensibilizuese.
• Të shpërndajnë në komunitetin e tyre fletëpalosje duke zbatuar rregullat e distancimit fizik e duke treguar qytetarinë e tyre.
• Të respektojnë shokët e shoqet, si qytetarë të barabartë të një komuniteti e shoqërisë.
KOMPETENCAT KYÇE QE DO TE ZHVILLOHEN:
– Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjes;
– Kompetenca e të menduarit;
– Kompetenca për jetën, sipërmarrjen, mjedisin;
– Kompetenca personale;
– Kompetenca digjitale;
PRITSHMËRITË:
- Forcimi marrëdhënieve mësues-nxënës, shkollë-komunitet.
- Rritja e frymës së bashkëpunimit.
- Ndjenja e vullnetarizmit.
- Realizimi i një fletëpalosjeje të krijuar nga nxënësit.
- Demonstrimi i vlerave qytetare.
Mjetet: informacion shkencor, postera, laptop, flesh (USB), aparat fotografik, dosje, fletë format, aparatvideoje, videoprojektor, kartona, maska etj.
AKTIVITETE PRAKTIKE
FINANCUESIT DHE PARTNERET: mësuesit e lëndëve, senati, (qeveria e nxënësve), mjeku e infermiere të qendrës shëndetësore prindër, anëtarë të komunitetit
PARTNERËT NË AKTIVITET:
– Nxënësit e klasës XI-A
– Senati (qeveria e nxënësve)
– Mësuesit e lëndëve.
– Punonjës shëndetësorë.
– Prindër.
KOSTOJA: 10000 lekë
Faza përgatitore:
a. Njohja e nxënësve me temën e veprimtarisë, ku shkëmbehen ide dhe japin sugjerime rreth realizimit të saj.
b. Ndarja e grupeve të punës e përcaktimi i detyrave përkatëse.
c. Takimi me punonjës të qendrës shëndetësore të fshatit.
d. Sigurimi, grumbullimi i bazës materiale dhe përgatitja e posterave, fetpalosjeve.
e. Gjetja e informacioneve fotove, ilustrimeve nga interneti.
f. Mbledhja dhe përzgjedhja e materialit të grumbulluar.
g. Përgatitja e ambienteve të shkollës për realizimin e veprimtarisë.
RENDI I AKTIVITETIT:
1.Faza e realizimit të veprimtarisë
(Bisedë – Demonstrim – Vëzhgim)
2.Akomodimi i pjesëmarrësve në klasë, ora 14:00
3. Prezantimi i temës, ora 14:05
Hapi i parë: Prezantimi i materialeve të përgatitura nga nxënësit për pyetjet:
- Çfarë është COVID-19?
- Cilat janë simptomat e COVID-19?
- Si përhapet COVID-19?
- Kush është më i rrezikuar?
- Si trajtohet COVID-19?
- Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19?
- Si të krijojmë një mjedis të sigurtë pune në shkollë?
Hapi i dytë: Bisedë me mësuesit e Biologjisë në formë pyetje-përgjigjesh.
Hapi i tretë: Prezantimi i posterave e fletëpalosjeve të krijuara nga nxënësit me vizatime e mesazhe sensibilizuese në lidhje me temën, të cilat do të afishohen më pas në ambientet e shkollës.
Hapi i katërt: Shpërndarja e fletëpalosjeve në komunitet nga nxënësit e klasës.
4. Mbyllja e aktivitetit dhe falënderimi nga ana jonë, ora 16:30.
PJESËMARRËSIT:
– Nxënësit e klasës
PERSONAT PËRGJEGJËS PËR AKTIVITETIN
1- Emër/Mbiemër: NEVILA DURAJ Email: __________________ Nr.cel:__________________
Aktivitetin e plotë edhe me foto e gjeni më poshtë, në formatin PDF.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.