Rita Petro: Ermonela Jaho, GRUA-KRISHT

Poetja Rita Petro bën një përshkrim të mrekullueshëm të këngëtares së famshme Ermonela Jaho. E quan GRUA-KRISHT, për ndjesitë që na përcjell me zërin e saj të magjishëm.

Poetja Rita Petro bën një përshkrim të mrekullueshëm të këngëtares së famshme Ermonela Jaho. E quan GRUA-KRISHT, për ndjesitë që na përcjell me zërin e saj të magjishëm dhe me krejt perfomancën e saj. Poetja ndalet te misioni i madh i artistit të vërtetë dhe ndikimi i tij te njerëzit. 

Ja si shkruan ajo: Arti është dhimbje që shkul zemrën e artistit nga vendi për t’ua dhuruar të tjerëve. Te Ermonela Jaho nuk eshte vetëm zëri, por shpirti…ai që shpërthen brenda mishit e do të dalë jashtë për të na dhuruar mrekullinë e tingullit të madhërishëm. A ka mision më të shenjtë e më jetëdhënës, por dhe më shterues për trupin, se sa shpërndarja “falas” e frymës. 

Ndaj vetëm pak…shumë pak artistë e kanë këtë dhunti për të ndjerë një dhimbje kaq të thekshme, por dhe të magjishme.

Grua-krisht…

E vetëkryqëzuar nga muzika…

E vetëkryqëzuar nga dashuria…

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Anxhela Peza: Cilësia e jetës dëmtohet kur adoleshenti kalon shumë kohë në rrjete sociale

Next Article

Dimri në krijimtarinë e fëmijëve

Related Posts
;