Dijon Bakalli, një artist i vogël me talent të madh

Dijoni është një djalë 12 vjeçar, që mbaroi klasën e gjashtë dhe po bëhet gati për të hyrë në klasën e shtatë. Si të gjithë djemtë e moshës së tij, pasionin më të madh ka futbollin, por jo vetëm, ka edhe pikturën. Ai nuk i le pas dore mësimet edhe pse ka shumë angazhime ditore.

Dijoni është një djalë 12 vjeçar, që mbaroi klasën e gjashtë dhe po bëhet gati për të hyrë në klasën e shtatë. Si të gjithë djemtë e moshës së tij, pasionin më të madh ka futbollin, por jo vetëm, ka edhe pikturën. Ai nuk i le pas dore mësimet edhe pse ka shumë angazhime ditore. Është djalë energjik dhe shumë i zgjuar. Kur e pyet Dijoni se kë pëlqen më shumë futbollin a po pikturën ai nuk i ndan dot. Ai thotë më shumë dua futbollin, por edhe piktura më pëlqen shumë.

Dijoni rrjedh nga një familje artistësh dhe ka trashëguar cilësitë më të mira të tyre.

Koha e lirë

Dijoni kohën e lirë parapëlqen ta kalojë duke pikturuar ose duke luajtur me shokët. Tre herë në javë Dijoni, nën kujdesin e gjyshit dhe gjyshes së tij, ulet dhe pikturon, duke dëgjuar me vëmendje këshillat e tyre. Kur ulet ai harron të ngrihet, sepse vizatimi dhe piktura e rrëmbejnë. Shpesh gjyshi i jep si detyrë, të kopjojë veprat e mjeshtrave të mëdhenj, në mënyrë që Dijoni të perfeksionojë teknikat atristike. Ai i zbaton me shumë dëshirë porositë e gjyshit të tij artist.

Por atij i pëlqen shumë të punojë edhe nga imagjinata. Për të nuk ka rëndësi se çfarë mjeti ka në dorë, laps, ngjyra apo penela, por rëndësi ka për Dijonin të krijojë. Dijoni nuk kënaqet me pak, ai kërkon shumë nga vetja edhe kur pikturon, sepse e ka të qartë në mendjen e tij se çfarë kërkon të arrijë dhe si duhet të duket puna që ai po bën. Kjo duket e dhe ne punët që ai krijon. Ato shprehin talentin e tij të madh dhe seriozitetin që ai ka në punë.

Dita e Dijonit

Kur Dijoni vjen nga shkolla ulet dhe bën detyrat, sepse për të ka shumë rëndësi të ketë rezultate të larta në mësime. Sidomos përpara testeve ai përpiqet edhe më shumë. Dijoni e racionon kohën e tij ditore, në mënyrë që të mos lerë pasdore as pasionet e tij, por as përgjegjësitë.

Pasditet i ka të zëna me stërvitjen e futbollit që e frekuenton katër herë në javë. Dijoni ditëve të shtuna bën ndeshje me skuadrën, gjë e pret me padurim të shpalosë talentin e tij si futbollist.

Pikësynimi i Dijonit

Dijoni dëshiron me gjithë qenien e tij të bëhet futbollist me emër. Ai po punon fort për t’ja arritur qëllimit të tij, duke u stërvitur shumë.

Dijoni ka marrë pjesë në disa kampionate me skuadrën dhe me kombëtaren e futbollit. Madje në kampionatin e fundit skuadra e tij ka fituar. Ëndërra e tij më e madhe është që të bëhet futbollist i njohur dhe të vazhdojë pikturën si pasion. 

Lidhja e Dijonit me artin

Dijoni talentin e madh për pikturën e ka të trashëguar nga gjyshi i tij, Naxhi Bakalli, i cili ka realizuar muralen e njohur të Skënderbeut në Muzeun e Krujës. Babai i tij është arkitekt dhe pikturon gjithashtu. Mami e mbështet në çdo hap që ai hedh. Ai rrethohet në familjen e tij nga artistët dhe nga veprat e artit. Piktura e ka shoqëruar Dijonin që kur ai ka ardhur në jetë. Kush e njeh Dijonin nga afër e kupton menjëherë shpirtin e artistit që ai ka. Dijoni është i shpejtë ashtu siç duhet të jetë një futbollist dhe i ndjeshëm si një artist. Suksese Dijon!

Iriana Papamihali

Artiste, mësimdhënëse, autore e teksteve shkollore

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si të silleni kur dikush qorton fëmijën tuaj

Next Article

Lamtumirë profesor Nasho Jorgaqi!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427