“Poni im i vogël”, lexoni përrallën e krijuar nga Denida

Na ishte një herë një qytet me emrin Ekuestria. Atje ishte një mbretëri që e drejtonte mbretëresha Ekuestria. Atje jetonin shumë Poni, por në Ekuestria ekzistonte një element harmonie. Elementi i harmonisë qëndronte në majë të kullës së mbretërisë. Të nesërmen mbretëresha e pa se elementi ishte vjedhur nga mbreti dinak. Të gjithë ponit u mërziten kur e morën vesh. Mbretëresha zgjodhi ponit më të guximshme të Ekuestrias ato quheshin: Mollë ëmbla, Rariti, Pitja Roze, Ylberina dhe Xixa e agimit. Të nesërmen Xixa e agimit dhe 4 mikeshat e saj u nisen për në kështjellën e mbretit dinak. Kur arritën atje mbreti dinak s’i lejonte ta merrnin elementin harmonik. Kështu ato bashkuan elementet e vet dhe ia morën elementin dhe shkatërruan gjithë mbretërinë e mbretit dinak. Kur u kthyen me elementin e Ekuestrias mbretëresha i shpalli heroina të Ekuestrias. E gjithë mbretëria ishte e lumtur përgjithmonë.

Nga: Denida Balla, klasa e IV-B, Shkolla “Vilson Blloshmi”, Librazhd.

Mësuesja e klasës së katërt B, Shpresa Kushta shprehet kështu për Denidën: 

“Denida kur erdhi në klasën e parë ishte një vajzë e qetë dhe e ndrojtur. Nga viti në vit ajo pësoi shumë ndryshime, duke kryer shumë më mirë detyrat e saj si nxënëse. Denida vazhdimisht kërkon gjëra të reja, lexon dhe informohet shumë për gjithçka. Ka temperament krijues dhe punët e saj ne i kemi mbledhur në këndin e klasës. Është e dashur me shokët e shoqet dhe i mbështet ata të kryejnë detyrat e tyre siç janë projektet. Denida është e talentuar. Shkruan bukur poezi dhe përralla, ajo lexon shumë libra jashtëshkollor. Më kanë bërë përshtypje shumë gjëra tek Denida, veçanërisht për mënyrën se si ajo ka prezantuar vendlindjen e saj, sikur të ishte përballë një auditori me njerëz të rritur, me shumë seriozitet dhe përkushtim.”

Portali Shkollori uron suksese Denidës dhe e fton atë që të na shkruajë punimet e saj më të mira në adresën info@portalishkollor.al. Gjithashtu të gjithë nxënësit e talentuar, apo mësuesit mund të na shkruajnë në adresën e mësipërme. Portali Shkollor mbështet dhe promovon talentet e reja.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
2 comments
  1. 677406 53954Was koche ich heute – diese Frage stellen sich tag fuer tag viele Menschen. Und wir haben tag fuer tag die perfeckte Antwort darauf! Besuchen Sie uns auf unserer Webseite und lassen Sie sich von uns beraten . Wir freuen uns auf Sie! 551840

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Poezia popullore dhe gjurmët e kohës

Next Article

10 mënyra si të kursejmë para

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427