Sipas Pashko Gjeçit dy janë gjërat e domosdoshme për edukimin estetik të një kombi: përkthimet e kryeveprave botërore dhe poezia popullore kombëtare. Kadare ka shkruar një ese të mrekullueshme për poezinë tonë popullore, autobiografia e popullit në vargje. Edhe unë duhet ta rilexoj, mbase për të tretën herë.
Kryeveprat e letërsisë botërore janë shkruar me përgjegjësi të madhe komunikimi me tjetrin, me lexuesin. Kur Viktor E. Frankl u përgjërohej shkrimtarëve në Vjenë, këtë e bënte në emër të asaj përgjegjësie. Frankl na siguron se vetëm skizofreni nuk është përgjegjës ndaj tjetrit kur shprehet.
Poezia jonë popullore më ka mahnitë me atë bashkëjetesë ndërmjet tejkohësisë dhe kohësisë. Këtë gjë aq të vështirë ajo e bën me lehtësinë më të madhe. Vetëm në këtë mënyrë vargjet popullore kridhen përnjëherësh në ndërdijen kolektive.
Tani kapërpjekje që të thadrohet në vargje një gjyq që u mbajt në Kaçanik përshpërdorim të biletave të aviokompanive. Ja skicimet e para:
“Ushton gryk’ e Kaçanikut,
Kah ia mbrojnë t’birin kreshnikut,
Dridhet mali me dëborë,
Prokurori hoqi dorë.”
(Nga: Eqrem Kryeziu)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
262951 298099I wanted to say Appreciate providing these details, youre performing a terrific job with the website… 432044
992818 677024The book is wonderful, but this review is not exactly spot-on. Being a Superhero is much more about selecting foods that heal your body, not just eating meat/dairy-free. Processed foods like those mentioned in this review arent what Alicia is trying to promote. In the event you arent open to sea vegetables (and yes, Im talking sea weed), just stop at vegan. 481267