Ju ftojmë të shikoni planifikimin e një ore mësimi në lëndën e biologjisë, klasa e 10-të. Hapat e detajuar si fillon e si përfundon një orë mësimi. Për më tepër ju mund të shkarkoni librin e mësuesit duke klikuar në albas.al
Tema: Uji difuzon brenda dhe jashtë qelizës nëpërmjet osmozës
Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi të jetë i aftë:
– të përkufizojë termin “osmozë”;
– të përshkruajë se çfarë është një tretësirë hipotonike, hipertonike dhe izotonike;
– të shpjegojë se çfarë e përcakton drejtimin e lëvizjes së ujit nga brenda – jashtë qelizës dhe e kundërta;
– të argumentojë rëndësinë e procesit të turgorit.
Mjetet mësimore: gotë me ujë, kokrra rrushi, sheqer, peshore.
Konceptet kryesore: osmozë, tretësirë hipotetike, hipertonike, izotonike, presion turgori.
Struktura e mësimit: PNP
Fazat e strukturës | Strategjitë mësimore | Veprimtaritë e nxënësve | Organizimi i nxënësve |
---|---|---|---|
Parashikimi | Përmbledhja e strukturuar e shënimeve | Zhvillimi i fjalorit | Të gjithë nxënësit |
Ndërtimi i njohurive | Shkëmbe një problem | Të lexuarit ndërveprues | Punë në grupe |
Përforcimi | Të nxënit me këmbime | Të lexuarit ndërveprues | Punë në grupe |
a) Parashikimi. Përmbledhja e strukturuar e shënimeve
Përmbledhja e strukturuar mbi osmozën dhe llojet e tretësirave sipas përqendrimit të tyre.
Mësuesi/ja: Sot do të flasim për difuzionin e ujit përmes membranës qelizore që quhet osmozë, e cila është një formë pasive e shkëmbimit të lëndëve përmes membranës.
Mësuesi/ja drejton pyetjen:
– Kur një tretësirë quhet me përqendrim të lartë ose e përqendruar?
Nxënësi 1: Tretësira quhet me përqendrim të lartë, kur sasia e lëndës së tretur është më e madhe se tretësi.
Mësuesi/ja: Këto tretësira quhen ndryshe hipertonike.
– Po tretësirat me përqendrim të ulët ose vëllimi iqelizës është i zvogëluar (origjinali)?
Nxënësi 2: Tretësira quhet me përqendrim të ulët ose të holluar kur sasia e substancës së tretur është më e vogël se sasia e tretësit.
Mësuesi/ja: Këto tretësira quhen ndryshe hipotonike, ku vëllimi i qelizës në këto tretësira zmadhohet për shkak të osmozës. Një tjetër tretësirë është ajo izotonike, ku vëllimi i qelizës të vendosur në këto tretësira nuk ndryshon, sepse përqendrimii tretësirës është i njëjtë jashtë dhe brenda qelizës.
Pasi mësuesi/ja jep konceptet kryesore të osmozës, llojet e tretësirave dhe presionin e turgorit thotë: Tani le të kryejmë një eksperiment të thjeshtë. Ata vendosen në tretësira hipertonike apo hipotonike të sheqerit si dhe në ujin e pastër.
b) Ndërtimi i njohurive. Shkëmbe një problem
Mësuesi/ja cakton grupet në bazë prej 4 vetash. Secili grup do të punojë për zhvillimin e eksperimentit që përshkruhet nga mësuesi/ja.
Mësuesi/ja: Në eksperimentin e parë do të tretni 100 g sheqer në 1 l ujë ndryshimi do të pësojnë kokrrat e rrushit në përmasat e tyre pas 10 minutash.
Nxënësit pasi kryejnë eksperimentin, japin një përgjigje.
Nxënësi 1: Kokrrat e rrushit nuk kanë pësuar ndryshim të dukshëm në përmasat e tyre.
Mësuesi: Shtoni sasinë e sheqerit në gotë duke e bërë atë 200 g në 1 l ujë. Çfarë do të vëreni në membranën e qelizave të kokrrës së rrushit pas 10 minutash?
Nxënësi 2. Vëmë re se me rritjen e përqendrimit të sheqerit kokrrat e rrushit fillojnë të tkurren.
Mësuesi: Si quhet tretësira e sheqerit në këtë rast?
Nxënësi 3: Tretësira quhet hipertonike
Mësuesi: Përsëriteni eksperimentin me ujë të pastër, pa sheqer dhe nxirrni konkluzionin mbi ndryshimin e volumit të qelizave të kokrrës së rrushit pas intervalit kohor prej 10 minutash.
c) Përforcimi. Të nxënit me këmbime
Mësuesi/ja. Tani do të lini grupet bazë dhe do të bëni një rigrupim. Për këtë numëroni brenda grupeve “një, dy, tre, katër”. Të gjithë nxënësit me numër 1 do të mblidhen së bashku për të formuar grupin e ekspertëve nr. 1.
Nxënësit me nr. 2 do të formojnë grupin e ekspertëve nr. 2 e kështu me radhë. Mësuesi/ja cakton një drejtues të diskutimit për secilin grup ekspert dhe u jep detyrat secilit grup të ekspertëve.
Grupi i ekspertëve nr.1: Ju do të përshkruani se çfarë është një tretësirë hipotonike dhe shpjegoni lëvizjen e ujit në këtë rast përmes membranës qelizore si ndryshon vëllimi i qelizës.
Grupi i ekspertëve nr. 2: Ju do të përshkruani se çfarë është një tretësirë hipertonike. Shpjegoni drejtimin e lëvizjes së ujit në dy anët e membranës qelizore e si ndryshon volumi i qelizës në këto tretësira?
Grupi i ekspertëve nr 3: Ju do të përshkruani se çfarë është një tretësirë ozotonike. Shpjegoni a ndryshon volumi i qelizës të vendosur në këto tretësira dhe pse?
Grupi i ekspertëve nr: 4: Ju do të shpjegoni me fjalët tuaja presionin e turgorit dhe do të argumentoni rëndësinë e tij.
Gjatë kohës që nxënësit punojnë mësuesi qarkullon nga grupi në grup që t’i ndihmojë nxënësit të përqendrohen dhe t’i sqarojë për çka ata mund të kenë nevojë. Pastaj grupet eksperte në bazë ku secili drejton pjesën e vet.
Vlerësimi i nxënësve
Në përfundim të orës së mësimit mësuesi u kërkon nxënësve të mendojnë se sa ka qenë kontributi i secilit në diskutim dhe se si mund të përmirësohet më tej veprimtaria:
– Nxënësit vlerësohen për përgjigjet e dhëna për 3 llojet e tretësirave hipertonike, hipotonike e izotomike, si dhe për mënyrën e përshkrimit të procesit të osmozës.
Nga përvoja: Puna në grup ekspertësh bën që nxënësit të fitojnë më tepër shprehi dhe aftësi në punët eksperimentale dhe në përcaktimin e saktë te llojet të tretësirave.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.