Plani i emergjencës, tashmë i afishuar në çdo shkollë

Ky plan është në nivel shkolle: fillon me klasën; pastaj me katin, ku një koordinator i emergjencës ka përgjegjësinë e daljes në mënyrë të organizuar nga kati; si dhe në nivel shkolle i rakorduar nga drejtori përkatës.

Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon edhe planin e emergjencës ose të mënyrës së si duhet të sillen nxënësit në rast tërmeti. Në këtë kuadër, pranë çdo shkolle është i afishuar plani i detajuar (posteri) se si duhet të veprohet në rast tërmeti.  

Synimi i këtij organizimi është marrja e masave të duhura për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet apo lëndimet nga “mënyra e çorganizuar” e evakuimit. Me anë të këtij plani, çdo shkollë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë për të qenë sa më e distancuar nga veprimet e panikut, nga efektet e të cilit është vërtetuar se mund të shkaktojë dëme të mëdha. 

Ky plan është në nivel shkolle: fillon me klasën; pastaj me katin, ku një koordinator i emergjencës ka përgjegjësinë e daljes në mënyrë të organizuar nga kati; si dhe në nivel shkolle i rakorduar nga drejtori përkatës. 

Tabela e planit dhe masave të evakuimit është tashmë i afishuar në pjesët më të dukshme të çdo shkolle, në mënyrë që të gjithë ta shohin dhe memorizojnë atë. 

Ndërkohë, në ditët e para të mësimit janë realizuar edhe aktivitete demonstruese se si mund të veprohet në një rast emergjence. Të gjithë mësuesit e njohin planin specifik të emergjencës për shkollën e tyre.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Teste përmbledhëse për klasën e dytë në të gjitha lëndët, periudha e parë

Next Article

Muzikë-AMU, teste përmbledhëse, periudha parë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427