Projekt SHQK, Gjuhë shqipe IX, tema: Ndihmojmë familjet në nevojë

Shkolla si Qendër Komunitare, material i përgatitur nga mësuesja Mira Pjetri, shkolla 9-vjeçare “Bardhaj” në të cilën ju paraqitet mënyra si planifikohet një plan veprimtarie, ide mbi veprimtarinë, qëllimi, fazat, burimet, mendimet e mësuesit etj.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi  

Lënda:Gjuhë shqipe, klasa 9-të  

Tema: Projekt

Titulli i projektit: Ndihmojmë familjet në nevojë.

Qellimi i projektit: Të zhvillojmë kompetencën e qytetarisë dhe të komunikimit.

Objektivat e projektit:

  • Kupton termin”familje në nevojë”
  • Bashkëbisedon për nevojat e komunitetit.
  • Evidenton rastet emergjente në komunitet.
  • Harton planin që do të realizojë.
  • Shpjegon qëllimin e projektit.
  • Planifikon fazat e projektit.
  • Komunikon ndjenjat, mendimet dheidetë.
  • Kontribuon për realizimin e projektit.

Njohuritë kryesore që do të përvetësohen në sajë të projektit:

  • Realizimi i njëprojekti.
  • Përcaktimi i fazave të një projekti.
  • Bashkëpunimi në grup.
  • Përcjellja e mendimeve personale nëpërmjet situatave të caktuara.
  • Shprehja e ndjenjave nëpërmjet shkrimeve.

Shtrirja në kohë e projektit:

Projekti do te shtrihet në tri faza nga dy orë, në bashkëpunim me stafin pedagogjik dhe psikologun e shkollës.

Faza e parë: dy orë nga 45 min.

Faza e dytë: dy orë nga 45 min.

Faza e tretë: dy orë nga 45 min.

Partnerët:

  1. Prindërit.
  2. Mësuesit.
  3. Nxënësit e shkollës.

Materialet:

Postera, shkrime të ndryshme, ndihma materiale si veshje dhe ushqime.

Numri i nxënësve:

Përveç klasave te 9-ta (58), si realizues të projektit, të gjithë nxënësit e shkollës (sipas dëshirës).

Burimet:

Dhurimet e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të shkollës.

Plani i detajuar:

Faza e parë: dy orë

Njohja me temën, qëllimin, objektivat.

Hartimi i planit të punës.

Ndarja e grupeve të punës.

Përzgjedhja e detyrave.

Prezantimi i ideve.

Lënia e detyrave për fazën e dytë si, hulumtimi i rasteve me emergjente dhe në nevojë.

Faza e dytë: dy orë

Diskutimi i rasteve të sjella.

Përzgjedhja.

Shpërndarja e informacionit tek nxënësit e shkollës duke ruajtur konfidencialitetin.

Punimi i posterave. (Nxënësit shprehin mendimin e tyre per problemet ekonomike )

Shprehja e emocioneve nëpërmjet shkrimeve te ndryshme.

Takime me prindër (në komunitet) për prezantimin e projektit dhe mbledhjen e fondeve.

Krijimi i komisionit për ndarjen e ndihmave.

Faza e tretë: dy orë

Paketimi i ndihmave dhe shpërndarja në terren.

Mënyra e vlerësimit: Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit.

Emri:

Tema e projektit:

Unë e mbarova detyrën në kohë:

Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna:

Unë shkëmbeva idetë:

Nëse do ta bëja përsëri projektin çfarë do të përmirësoja:

Tabela e veprimtarive:

nr.veprimtariapërgjegjësikohaafati
  1.Paraqitja e projektit.MIRA PJETRI        mësuesja e gjuhes shqipe  1 muajMuaji dhjetor
  2.Mbledhja e materialeve.Nxënësit  2 orë mësimi1 javë
  3.Paraqitja e materialeve dhe shqyrtimi i tyre.mësuesi i lëndës & Nxënësit1 orë mësimi1 javë
  4.Përgatitja e posterave. ……………..Nxënësit1 orë mësimi1 javë
  5.Paraqitja e projektit përfundimtar.mësuesi i lëndës & Nxënësit1 orë mësimi1 javë  
6.Vlerësimi i punës.Mësuesit e lëndës& Drejtoria e shkollës1 orëJava e fundit e muajit dhjetor

Komenti i mësuesit:

Ky projekt synoi zhvillimin cilësor të shkollës dhe aftësimin e fëmijëve si qytetarë të gatshëm dhe të aftë për të kontribuar në komunitet.

Shkolla jonëndërtoi bashkëpunime në komunitet,  midis prindërve dhe shkollës, duke u fokusuar në mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve dhe te rinjve për përmirësimin e arritjeve të tyre. 

Përfitimet që u arritënishin të shumta. Ato siguruan, gjithëpërfshirje pa dallime gjinore dhe të natyrave të tjera, arritje më të mira të fëmijëve, pjesëmarrje aktive në vendimmarrje të nxënësve, përfshirje dhe kontribut të gjerë të familjes, ndihmë nga komuniteti etj. 

Produkti: Angazhimi i fëmijëve ishte maksimal, qoftë nxënësit që kishin projektin, por edhe nxënësit e tjerë. Nxënësit e klasave te 9-ta ishin shumë të angazhuar dhe optimistë. Në projekt u përfshinë shumë prindër.Të gjithë mësuesit dhuruan për familjet në nevojë. Fryma bashkëpunuese ishte mjaft pozitive. U ndihmuan disa familje në nevojë. Projekti pati një ndikim pozitiv edhe në komunitet.

Material i përgatitur nga mësuesja Mira Pjetri

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Matura shtetërore 2021-2022, MAS: Do ulet kufiri minimal i kalueshmërisë për nxënësit

Next Article

Pse mësimdhënësit nga e gjithë bota janë të zemëruar?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427