Plan veprimtarie me nxënësit për 7-8 Marsin

Mësuesi Shkëlzim Pepaj ka përgatitur këtë plan vepimtarie, i cili ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe respektin që duhet të tregojnë për shkollën, mësuesit dhe nënat e dashura, nga të cilat varet e ardhmja e tyre.

TEMA E VEPRIMTARISË: Festojmë 7-8 Marsin

Qëllimi: Ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe respektin që duhet të tregojnë për shkollën, mësuesit dhe nënat e dashura, nga të cilat varet e ardhmja e tyre.

Pjesëmarrësit: Nxënësit, mësuesi dhe prindërit e nxënësve

Përfituesit: Nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Adem Haxhija”, Postribë

Kohëzgjatja: 2 orë mësimore (kurrikul me zgjedhje, orë kujdestari)

Vendi: Mjedisi i klasës së dytë

Data: 7 Mars 2019

Ora: 10:45-12:15

Mjetet: Magnetofon, disqe me këngë kushtuar mësuesit dhe nënës, materiale të ndryshme për zbukurimin e ambientit të klasës, kartolina, lule, dhurata, informacion nga interneti etj.

Kompetencat e arritjeve gjatë kësaj veprimtarie:

-Përcjell mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke përdorur sa më shumë shprehje urimi.

-Shkruan një kortolinë për mësuesin dhe për nënën, duke respektuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit.

-Bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.

-Përshkruan me fjalë të thjeshta figurën e mësuesit.

-Përshkruan me fjalë të thjeshta figurën e nënës.

-Flet për historinë e hapjes së shkollës së parë shqipe dhe për patriotët, të cilët ndihmuan në hapjen e saj.

-Flet me fjalë të thjeshta për rëndësinë e Kongresit të Manastirit.

-Interpreton bukur në role.

-Reciton bukur vjersha kushtuar mësuesit dhe nënës.

-Këndon bukur dhe me ndjenjë, këngë kushtuar mësuesit dhe nënës.

Aktiviteti fillon me rregullimin dhe zbukurimin e klasës nga nxënësit së bashku me mësuesin me mjetet e sjella posaçërisht për këtë festë.

– Vendosja e bankave bëhet në formën e drejtkëndorit,duke lënë dalje të lira për hyrje dhe dalje të pjesëmarrësve në këtë festë.

– Në tabelë vendoset në shenjë nderimi flamuri shqiptar së bashku me flamurin kosovar.

– Këndohet nga e gjithë klasa Himni i Flamurit, shoqëruar me magnetofon.

(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Një film ndërkombëtar kushtuar Nënë Terezës, kur pritet publikimi i tij

Next Article

Pse duhet të përfshihen sportet në shkollë?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427