Nxënësja Enkileda Carja zuri vendin e tretë në Europë për peshëngritjen duke marrë 3 medalje bronxi

Enkileda Carja është nxënëse në shkollën 9-vjeçare Fadil Gurmani në Elbasan. Përgjatë muajit gusht ajo ka marrë pjesë në kampionatin Europian për moshat U15-17 dhe ka zënë vendin e tretë në Europë duke marr tre medalje bronxi.

Enkileda Carja është nxënëse në shkollën 9-vjeçare Fadil Gurmani në Elbasan. Përgjatë muajit gusht ajo ka marrë pjesë në kampionatin Europian për moshat U15-17 dhe ka zënë vendin e tretë në Europë duke marr tre medalje bronxi. 

Enkileda Carja është nxënëse në shkollën 9-vjeçare Fadil Gurmani në Elbasan. Enkileda e ka filluar sportin e peshëngritjes në gusht të 2017 vetëm 9-vjeçe dhe numëron disa tituj kampione kombëtare, mban disa kupa si sportistja më e mirë e Shqipërisë deri në U20 dhe ka vendosur rekorde në peshat trupore 40-45-49 dhe së fundmi në 55 kg për U15-17.

Enkileda Carja në datën 10-18 gusht 2022 ka marrë pjesë në kampionatin Europian për moshat U15-17 dhe ka zënë vendin e tretë në Europë duke marr tre medalje bronxi në shkëputje 69 kg, në shtytje 83 kg dhe në dy garësh 152kg me peshë trupore 55 kg, ku njëkohësisht vendosi dhe 3 rekorde kombëtare për U15-17. Ky ishte një rezultat fantastik pasi sportistja dhe trajneria e kishin aktivitetin e parë ndërkombëtar dhe u shpërblyen falë punës sistematike dhe të rreptë me tre medalje.

Trajnerija e saj është Eglantina Çuni, nga të parat trajnere femra në Shqipëri njëkohësisht është dhe mësuese në Gjimnazin Vasil Kamami në Elbasan që punon me shumë durim e përkushtim me këtë talente të re në sportin e peshëngritjes. Enkileda Carja, ka 5 vite që punon me shumë durim e përkushtim pavarësisht lodhjes mundimit privimit të shumë dëshirave të një vajze në moshën së saj 14-vjeçare. Objektivat janë të qarta, sportistja dëshiron të renditet në sportistet më të mira në botë. Ky është objektivi i dyshes Carja dhe Çuni.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fëmijët e parashkollorit që kanë fjalor të pasur gjuhësor performojnë më mirë në shkollë

Next Article

Fëmijët e parashkollorit që kanë fjalor të pasur gjuhësor performojnë më mirë në shkollë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427