Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Si të krijojmë kartolina për festat e fundvitit

Të paraqitur keni një kartolinë të thjeshtë të pemës së festave të fundvitit që mund të bëjnë nxënësit e çdo moshe.

Materialet e nevojshme:

Letër me ngjyra

Ngjitës

Gërshërë

Lapsa me ngjyra 

Hapi 1: Palosni një copë letër në gjysmë për të marrë formën e kartolinës. (Shihni fotot hap pas hapi në fund të tekstit.) Prisni një drejtkëndësh nga letra me ngjyrë kafe. Ky është trungu i pemës. Ngjiteni pranë pjesës së poshtme të kartolinës.

Hapi 2: Prisni rreth 16 drejtkëndësha të hollë nga letra e gjelbër për të shërbyer si degët e pemës. Mund të zgjidhni gjithashtu ngjyra të pazakonta si të kuqe, vjollcë, blu ose portokalli për të bërë pemën. Ngjitni një nga “degët e pemës” mbi majën e trungut të pemës, sikur po krijoni një trekëndësh.

Hapi 3: Tani merrni një degë tjetër peme dhe ngjiteni në anën tjetër të trungut të pemës, duke plotësuar majën e trekëndëshit. Vazhdoni të vendosni “degët e pemës”, njëra mbi tjetrën në këtë mënyrë, derisa të keni përdorur të gjitha “degët e pemës” dhe të keni atë që duket si një pemë e plotë e Krishtlindjeve.

Hapi 4: Vizatoni dhe prisni një yll për ta vendosur në majën e pemës. Shkruani “Gëzuar Viti i Ri!” në brendësi duke përdorur lapsa me ngjyra. Shtoni një mesazh të përzemërt për personin që merr kartolinën.

Këshillë: Për nxënësit më të vegjël, prisni copat e letrës dhe thjesht kërkojuni atyre t’i ngjitin ato në vend.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
3 comments
  1. ‘Stress and anxiety can also make us lose interest in sex and have difficulty concentrating.
    Plus, these negative feelings can make us turn to unhealthy
    habits like smoking or drinking alcohol, which can make ED worse.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjërat që nxënësit tuaj duan t'ju dëgjojnë të thoni

Next Article

Mos paragjykoni prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481