Nxënës i ri në klasën tuaj? Zhvilloni lojën e njohjes

Këto aktivitete kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe të integrimit ndërmjet nxënësve në grup dhe mundësinë për njohje më të mirë të ndërsjellë. Pjesa tjetër e orës duhet të shfrytëzohet për lojërat që janë planifikuar për atë orë.

Lojërat e njohjes duhet të jenë pjesë hyrëse e të gjitha aktiviteteve sportive dhe lojërave  zbavitëse, po qe se nxënësit takohen për herë të parë. Këto aktivitete kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe të integrimit ndërmjet nxënësve në grup dhe mundësinë për njohje më të mirë të ndërsjellë. Pjesa tjetër e orës duhet të shfrytëzohet për lojërat që janë planifikuar për atë orë. Mësuesi në fillimin e secilës orë, ku do të përfshihen aktivitete sportive dhe lojëra zbavitëse me grupe të përziera nxënësish e realizon njërën prej lojërave të njohjes. Kohëzgjatja e lojës së zgjedhur të njohjes duhet të shkojë deri në rreth pesë minuta dhe mund të ndryshojë në varësi të numrit të radhës. Këto lojëra mund të realizohen në sallën shkollore ose në oborrin e shkollës.

Loja 1

Aktiviteti fillon, nxënësit formojnë një rreth. Mësuesi e fillon lojën, thotë emrin e tij dhe me zgjedhje të lirë ia hedh topin në dorë ndonjërit prej nxënësve. Nxënësi vazhdon, prezantohet, thotë emrin e vet dhe ia hedh topin ndonjërit prej nxënësve të tjerë, gjithashtu sipas zgjedhjes së tij. Aktiviteti mbaron, ashtu që të gjithë nxënësit në rreth e marrin topin dhe atë ia kalojnë nxënësit tjetër.

Loja 2

Nxënësit kanë formuar një rreth. Mësuesi e fillon lojën i pari, shkon drejt ndonjërit prej nxënësve,  e qëllon lehtë me duar në kurriz dhe e shqipton këtë frazë: “Ç’kemi, si je? Unë jam Mitko!”. Pasi prezantohet mësuesi, nxënësi duhet të prezantohet, përkatësisht duhet ta thotë emrin e vet (Ç’kemi,si  je? Unë jam Jeta!) dhe e përsërit të njëjtën frazë para ndonjë nxënësi tjetër. Më tej, të gjithë nxënësit në grup e përshëndesin njëri-tjetrin, duke e përsëritur atë me secilin nxënës me të cilin deri atëherë nuk janë njohur. Aktiviteti përfundon kur të gjithë nxënësit e kanë përshëndetur njëri-tjetrin.

Loja 3

Të gjithë nxënësit formojnë njërreth. Topi hidhet nga një nxënës te nxënësi tjetër. Nxënësi i parë e hedhtopin drejt nxënësit tjetër dhe thërret: “Emri yt është…” Nxënësi e pranontopin dhe duhet ta thotë emrin e vet. Pastaj, ky nxënës ia kalon topin nxënësittjetër, duke e përsëritur të njëjtën frazë, gjithnjë derisa nuk prezantohen tëgjithë nxënësit.

Loja 4

Të gjithë nxënësit formojnë rreth, mësuesi fillon dhe e tregon emrin e tij dhe i përshëndet nxënësit. Të gjithë nxënësit duhet ta përsërisin emrin e mësuesit, bashkë me përshëndetjen që thotë mësuesi. Pastaj vazhdon nxënësi nga ana e tij e djathtë, prezantohet dhe përshëndet shokët… loja vijon derisa të gjithë nxënësit njihen me njëri-tjetrin.

Loja 5

Të gjithë nxënësit formojnë një rreth. Mësuesi shkon në mes të rrethit dhe thotë: “Unë  jam…” dhe bën ndonjë lëvizje me trup. Nxënësi tjetër i radhës shkon deri te mesi i terrenit dhe thotë “Unë jam…” dhe bën lëvizje me trup, më ndryshe nga nxënësi më parë. Më tej, të njëjtën e përsërit secili nxënës nga ana e djathtë, deri te nxënësi i fundit në grup.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Serisë për fëmijë iu shtua libri “Më quajnë Eqrem Çabej” me autor Luan Ramën

Next Article

Si të mësojmë fëmijët të vënë sendet në vend

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427