“Një dorë robot”, 17-vjeçarja fiton medalje të argjendtë

17-vjeçarja nga Elbasani, nxënëse në kolegjin “Mehmet Akif” në Tiranë fitoi medalje të argjendtë me projektin “Një dorë robot”

Nxënësja nga Cërriku paraqiti projektin “Një dorë robot” në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP“. Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dheMjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, nëTexas/SHBA. Në  këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse e Kolegjit Turk “Mehmet Akif”  në degën inxhinieri, me projektin “Një dorërobot”. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroj asaj një bursë studimi.

Projekti bazohet në risitë në zhvillimin e elektronikës dhe qëllimi ka qenë prezantimi i një projekti të thjeshtë, që nëpërmjet një mikroçipi, dora e dëmtuar të komandohet me anë të zërit.

Ajo tregon emocionet e veçanta gjatë marrjes së çmimit dhe thotë se në momentet kur ka ngritur flamurin e ka harruar veten, por ka menduar për gjithë Shqipërinë.

“Idenë e mora rastësisht. Ishte një rast aktual i dikujt që kishte probleme me gjymtyrët esipërme. Më ngacmoi ideja që ta bëj edhe këtë kategori që të ndjehet si tëtjerët. Dhe ju përvesha punës”, është shprehur ajo.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
2 comments
  1. 334850 954328Id should verify with you here. Which isnt one thing I often do! I get pleasure from reading a put up that will make individuals think. Moreover, thanks for allowing me to comment! 925240

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

12-vjeçari rrëmbeu çmimin “Ylli në ngjitje” në ICT Awards

Next Article

Kompetencat profesionale në administratë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427