Ju prezantojmë me 12-vjeçarin që rrëmbeu çmimin “Ylli në ngjitje” në ICT Awards.
Ai quhet Bleart Kepuska dhe është nga Gjakova. Blearti ka krijuar një prototip të quajtur Ultrasonic Radar, që detekton praninë e një objekti përmes valëve ultrasonike. Shpikja mund të përdoret nga personat e verbër për t’i orientuar kur ecin, por edhe shoferët kur parkojnë makinën. 12-vjeçari rrëmbeu çmimin “Ylli në ngjitje” në ICT Awards.
Më poshtë ju sjellim videon në të cilën mund të shikoni edhe mënyrën se si punohet në qendrën e parë për zhvillim teknologjik në ballkan “Bonevet” e cila ndodhet në Gjakovë.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.