Nis Panairi i 23-të i Librit në Prishtinë, këta janë 40 titujt e rinj të Albas, mes tyre dhe Abetarja Mbarëkombëtare

Me moton “Libri triumfon” vjen edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë nga data 6 deri më 11 qershor. ALBAS, si çdo vit, në panair do të prezantojë edhe titujt e rinj, të cilët këtë herë janë mbi 40 të tillë, mes të cilëve është dhe Abetarja Mbarëkombëtare e cila promovohet për herë të parë.

Edhe për këtë vit, të gjtihë pasionantët e librit janë takuar dhe do të vazhdojnë të takohen në ngjarjen më të bukur në fushën e botimeve në Kosovë: Më 6 qershor, ka hapur dyert Panairi i 23-të i Librit në Prishtinë. 

Me moton “Libri triumfon” vjen edicioni i 23-të i këtij panairi, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e vyer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë. Ceremonia e hapjes është zhvilluar mesditën e 6 qershorit. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00. Hyrja për vizitorë: pa pagesë! Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Në stendën e ALBAS këtë vit do të gjeni mbi 40 tituj të rinj librash. Redaksia e botimeve Albas ka bërë një punë voluminoze e profesionale, jo vetëm në drejtim të botimeve shkollore (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Diasporë), por dhe në botimet artistike e të llojeve të tjera për të gjitha moshat.   Ndërkohë, vlen për t’u thënë se ndër aktivitetet kryesore që do të zhvillohet nga ALBAS është promovimi i Abetares Mbarëkombëtare, ditën e shtunë në orën 12:00.

Ju mirëpresim në ngjarjen më të dashur për librat…

Kjo është lista e botimeve të reja të ALBAS:

AUTORË TË HUAJ 

SERIA: KLASIKË DHE MODERNË 

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës – Miguel Servantes/përktheu Bajram Karabolli 

Zonja Bovari – Gustav Flober/ përktheu Primo Shllaku 

Dashnori i zonjës Çetërli – D.H. Lawrence/ përktheu Ukë Bucpapaj 

Simfonia Pastorale – Andre Gide/ përktheu Primo Shllaku

Ferri – Dante Aligieri/përktheu dhe pajisi me shënime Meritan Spahija (për bibliotekën e nxënësit)  

Lepuri është i pasur – John Updike/përktheu Granit Zela 

Një tjetër det – Claudio Magris/ përktheu Mimoza Hysa 

Kukulla mbretëreshë – Carlos Fuentes/ përktheu Bajram Karabolli 

Epigramet erotike; Antologjia palatine – përktheu Sokol Çunga  

Epitafi – Janis Ricos/ përktheu Eleana Zhako 

LIBRI KULTUROLOGJIK 

Sundimi i ligjit – Tom Bingham/përktheu Bardhi Bakija 

Intelektualët mashtrues – Alan Sokal dhe Jean Bricmont, përktheu Greta Avdyli 

Metoda e rrezikshme; historia e Jung, Freud, Spielrein –  John Kerr / përktheu Sofiana Filipi 

LIBRA PËR JETËN 

Shprehia e vetëbrohoritjes – Mel Robbins/përkthyen Era dhe Adela Buçpapaj 

Rregulli i 5 sekondëshit – Mel Robbins/ përkthyen Era dhe Adela Buçpapaj 

Manifesti i heroit të përditshmërishë – Robin Sharma/përktheu Albana Kozeli 

AUTORË SHQIPTARË 

Qortimet e zotit Shyti – Ardian Vehbiu 

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur – Ag Apolloni 

Erërat që trazojnë mjegullën – Ervin Nezha  

Histori dashurish të harruara – Ardian Cerga 

Kulla – Genti Kame 

Spirit – Ermal Lala  

Një tufë me puthje – Vojsava Nelo 

Shën dashuronte – Albi Lushi  

Aromë kujtimesh – Aida Shtino 

Shtetndërtimi hibrid – Adem Beha 

Eros – Hulusi Hako 

Fitnesi drejt përsosmërisë  – Dhimitraq Dhjaku 

NGA SERIA MË QUAJNË… (me personalitete shqiptare) – për fëmijë dhe të rinj 

Më quajnë Xhanfise Keko – Luan Rama  

Më quajnë Ali Pasha – Luan Rama 

Më quajnë Vaçe Zela – Mikaela Minga 

Më quajnë Bekim Fehmiu – Fahri Musliu

AUTORË SHQIPTAË PËR FËMIJË 

Kalamajtë e pallatit tim 1, 2 – Bedri Dedja 

Gurnecka, tregime të zgjedhura për fëmijë – Dhimitër Shuteriqi 

Kapelëkuqja Diellzë – Adelina Mamaqi 

Hajdutja e buzëqeshjeve – Sevi Lami 

Kalendari i ëndrrave të mollës – Natasha Poroçani  

Tezja dhe shkopinjtë magjikë – Edi Gogu 

Engjëlli blu – Anila Kruti  

SERIA: KLASIKËT PËR FËMIJË 

Djemtë e Rrugës Pal – Ferenc Molnar/përktheu Ilir Qorri 

Aventurat e Din Pakut Nikolai Nosov /përktheu Bedri Dedja 

Aventurat e Hakëlberi Finit – Mark Twain përktheu Anxhela Çikopano 

AUTORË TË RINJ 

Dritëhijet, fatet – Xhoana Jaku 

Katër burra – Xhentiana Muskaj  

Hoteli përbri kishës – Behar Jacaj

Fëmijëri e thinjur –   Zhaneta Barxhaj 

PAKETA – GJUHA SHQIPE DHE KULTURA SHQIPTARE për fëmijët shqiptarë në Diasporë.

ABETARE MBARËKOMBËTARE – botim i ri, që del për herë të parë në panairin e librit.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 23-të të librit në Prishtinë  dhe aktivitetet e përgjithshme 

  • 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit
  • 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe
  • 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:

Kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari, ekskluzivisht në Panairin e 23-të të Librit; me praninë e autorit.Botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh. 

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.  Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

N.Allkja Biçaku

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ndërkombëtarizimi i universiteteve/ MAS vë në dispozicion 300 milion lekë për projektet e IAL-ve Publike për vitin 2023-2024

Next Article

A ka “konsumim” në mbyllje të këtij viti shkollor? Nga Evans Drishti

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427