Poezia e mëposhtëme është shkruar nga Silvi Hyka, studente në degën e juridikut.
Në ç’vend pojetojmë? Dikush të më thotë
Kudo që hedh sytë po shoh vetëm Don Kishotë,
Po shoh ëndrra të vrara teksa kërkojnë liri
Po shoh shpirtra që nuk prehen, duan Demokraci
Lot, kudoshoh lot, vuajtje, mërzi
U bënë kaq vite vendi im, je burgosur unë e di
Shpirti më digjet, zemra po më dhemb
Linda në Demokraci ama tashmë Diktatura po më tremb
Linda në të bekuarin shekullin e ri
Linda atëherë kur shqiptarit i buçiste zëri “Liri Demokraci”
Atëherë kurvendi gëzonte që po vinte një epokë e artë
Sot Shqiperia po zien, ku po shkojmë dreqi e marrtë?!
Ku po e çoni vendin i nderuar Zotëria Juaj
Jam nje studente dhe këtu nga e ardhmja po e ndjej veten të kërcënuar
Ju lutem më sugjeroni një vend për të emigruar
Sepse vendin tim në njëmijë pjesë ma keni copëtuar
Hapini sytë dhe përreth shikoni
Vendi po çirret cdo ditë ju lutem largohuni…
Boll na folet për botë dhe ndërkombetar
Ulini sytë poshtë zotëri, populli tashmë zjarr ka marr….
Mos na e fikni dhe shpresën e fundit që na ka mbetur
Largohuni nëse pakëz krenari ju ka mbetur
Mjaft më ju e mbytët këtë vend me mjerim
Shporruni zotëri nga populli askush ska më shpëtim
Silvi Hyka
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.