Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Bie me 2.2% numri i të diplomuarve, shkaqet janë emigrimi, varfëria dhe braktisja e shkollës

Ulje në numrin e të diplomuarve kanë pasur të gjitha nivelet arsimore, 9-vjeçar, i mesëm dhe i lartë, por tkurrja më e madhe është shënuar në arsimin 9-vjeçar. Në vitin shkollor 2020-21, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 32.179 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Sipas INSTAT, në vitin shkollor 2020-2021 u diplomuan në arsim 96.005 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,2%, krahasuar me vitin shkollor 2019-2020.  

Ulje në numrin e të diplomuarve kanë pasur të gjitha nivelet arsimore, 9-vjeçar, i mesëm dhe i lartë, por tkurrja më e madhe është shënuar në arsimin 9-vjeçar.

Në vitin shkollor 2020-2021, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 32.179 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Sa i përket degëve të studimit, vihet re se fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë është Biznes, administrim dhe ligj, 1/4 e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve. Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 18,9% të të diplomuarve meshkuj. Ndërsa, nga femrat gjithsej të diplomuara, fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 18,3% të të diplomuarave.

Zv. presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj konfirmoi se në zyrën e Elbasanit ka 600 nxënës më pak se vitin e kaluar. Në deklaratat e tij Halilaj tha se ulja e numrit të nxënësve është shqetësuese kryesisht në zonat rurale, por edhe në kryeqytet ka pasur mbyllje klasash. Halilaj tha se ndër arsyet kryesore janë emigracioni për shkak të varfërisë, ulja e lindshmërisë dhe braktisja e shkollës. “Rreth 5000 nxënës braktisin shkollën sipas Bankës Botërore, kryesisht romë dhe egjiptianë”, u shpreh ai.

Problemi, megjithatë, është edhe cilësia sipas Halilajt. Prindërit braktisin fshatrat për shkak të “cilësisë së ulët të arsimit”, por edhe qytetet për në vendet e Europës.

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ndahet nga jeta pedagogia e njohur Edlira Haxhiymeri, vuante nga një sëmundje e rëndë

Next Article

Fëmijët mes librave, bojërave dhe argëtimit - komunitet i ri cilësor

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481