Duaje, nderoje dhe vlerësoje mësimdhënësin! Po s’e nderove atë (mësimdhënësin), s’e nderon fëmijën dhe s’e njeh e as s’e nderon as veten më. Bëhu mirënjohës, dashamir i denjë i mësimdhënësit!
Vështrimi i gabuar i disa njerëzve të papërfshirë në sistemin arsimor të shpon tejpërtej, të acaron dhe të bën të pavlefshëm.
A i di ti qartë përgjegjësitë që një mësimdhënës ka? – Jo.
Ja, kjo është një tablo e jetës së mësimdhënësit në shkollë:
1. Mësimdhënësi ka ndjenja, madje ndjenja të mëdha të përgjegjësisë. Përgjegjësitë që ai kryen me ndershmëri, nuk i kryen as edhe një zyrtar tjetër i shtetit a ndokush tjetër.
2. Mësimdhënësi kalon kohën më të madhe me nxënësit e tij dhe përkujdeset më shumë se vetë ti për fëmijët e tu. Ti madje vjen në shkollë dhe i thua atij se nuk kam çfarë t’i bëj më, nuk po më dëgjon, të lus foli, qortoje, rrihe. Mësimdhënësi të kundërpërgjigjet dhe të thotë se misioni i tij s’është t’i rrahë nxënësit, por t’i mësojë, t’i edukojë. Të gjorit po i duhet edhe ta kulturojë, se po i mungon shpesh (goxha shumë) kultura familjare. Të panumërta janë rastet e tilla dhe të çohet një prind e ta kundërshtojë mësimdhënësin e fëmijës së tij, sinqerisht nuk nënkupton gjë tjetër pos mosmirënjohjen.
3. Mos harro, dëshira e zjarrtë e mësimdhënësit do të ishte të fillonte mësimi dhe jo greva. Vërtet, ai nga larg ndien aromën e nxënësve të tij (fig. të fëmijëve të tij). Nëse nxënësi sëmuret, ai qan dhe përpiqet të bëjë zgjidhje. Po nëse i ndodh diçka më e keqe atij, ai edhe vdes për të – sakrifikon, flijohet.
Po vë në jetë tri porosi:
Duaje, nderoje dhe vlerësoje mësimdhënësin! Po s’e nderove atë (mësimdhënësin), s’e nderon fëmijën dhe s’e njeh e as s’e nderon as veten më. Bëhu me të, bashkëpuno thellë me të! Ai ngaherë është me ty. Për fëmijën tënd jep gjithçka dhe është i gatshëm të punojë për të me ditë dhe net të tëra. Bëhu mirënjohës, dashamir i denjë i mësimdhënësit!
Me nderime,
Mësimdhënësi që s’ngopet së punuari për fëmijët e tu.
Ma. Mento Hajrizi, Kosovë
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
111996 648241The specific New york Diet can be an highly affordable and versatile eating much better tool built for time expecting to loose fat along with naturally maintain a healthful every day life. la weight loss 215967