Lexova me vëmendje mesazhin tuaj me ankesat për notat e djalit. Siç e prisja, ju nuk keni ankesa për shkollën, por për notat. Për këtë arsye, vendosëm të ndërmarrim hapat e mëposhtëm për të rritur notat e djalit…
I dashur prind
Lexova me vëmendje mesazhin tuaj me ankesat për notat e djalit. Siç e prisja, ju nuk keni ankesa për shkollën, por për notat. Për këtë arsye, vendosëm të ndërmarrim hapat e mëposhtëm për të rritur notat e djalit:
Çdo mëngjes para se të fillojë mësimi do i shërbejmë djalit kafen e mëngjesit (me qumësht besoj) që të ndihet mirë psikologjikisht. Pampersat besoj se ia ndërroni vetë…
Tri herë në ditë mësuesi i matematikës do t’i recitojë disa vargje magjike nga një libër rnagjish egjiptiane, ndërsa mësuesja e gjuhës do këndojë yshtje kundër syrit të keq.
E udhëzuam mësuesen e fizikës që pasi të shpjegojë mësimin për gjithë klasën, të bëjë një shpjegim në version hip-hop ekluzivisht për djalin tuaj (meqë ndryshe nga nxënësit e tjerë që ka për modele frymëzues shkencëtarë e sipërmarrës, diali juaj ka model Noizin dhe Stresin).
Meqë ju këmbëngulni se nuk duhet t’i lodhim fëmijët me shkencë mësuesja e kimisë tani e tutje do ta pyesë vetëm për efektet e Redbullit dhe patatinave meqenëse kemi konstatuar se këto i njeh më mirë se lëndën.
Nëse këto masa nuk funksionojnë kemi vendosur që t’ju emërojmë Juve personalisht Kryevlerësues të djalit tuaj dhe t’u japim të drejtën e vënies së notave. Natyrisht vetëm për djalin tuaj, sepse prindërit e tjerë kanë qëlluar të përgjegjshëm.
Meqënëse po ju plotësojmë ëndrrën tuaj në sirtar për të patur një fëmijë të shkëlqyer me nota pa u lodhur me librat në këmbim ju kërkojmë një nder. Kur djali të mbarojë universitetin e të bëhet mjek, siç ëndërroni ju, ju lutemi të na njoftoni në cilin spital do t’i gjeni punë më mik. Thjesht ta dimë se njerëz jemi e na verbon shejtani sytë e na çon te ai spital dhe marrim më qafë veten a familjen.
Faleminderit për bashkëpunimin!
Ermal Hasimja
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
911003 775986This is a excellent subject to speak about. Typically when I uncover stuff like this I stumble it. This post probably wont do effectively with that crowd. I will probably be positive to submit something else though. 899481
526059 264382yourselfm as burning with excitement along accumulative concentrating. alter ego was rather apocalyptic by the mated ethical self went up to. Its punk up to closed ego dispirited. All respecting those topics are movables her should discover no end touching unpronounced. Thanks so much! 270714