Mundësi e re për të plotësuar formularin A1/A1Z nga data 8 deri më 13 shtator 2021

Nga sot deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar deri më tani me formularin A1Z . Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e MSH dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në universitet.

Nga dita e sotme deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetërore 2021.

Lajmin për hapjen e portalit e jep Ministrja Kushi në një publikim në rrjetin e saj social.

“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021,” – shkruan Kushi.

Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çfarë duhet pritur kur fëmijët të kthehen në shkollë dhe si t'i ndihmojmë ata të përballojnë situatën

Next Article

“Luleborë”- ekspozita që vulosi talentin si piktore të mësueses shkodrane Teuta Lagja

Related Posts
;