Ministrja Nikolla ndjek një orë mësimi në klasën e parë

Prej dy javësh, në gjithë klasat e para dhe të gjashta në vend, po zhvillohen “Orët mësimore të hapura”, ku prindërit janë ftuar të ndjekin nga afër punën që bëjnë mësuesit me fëmijët e tyre si dhe të vlerësojnë kurrikulën e re.

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte e pranishme në një orë të hapur mësimore në klasën e parë të shkollës “Vasil Shanto”,ku së bashku me disa prindër ndoqën metodologjinë e përdorur në lëndën e matematikës dhe atë çka ofron teksti i ri.

“Unë pata kënaqësinë të ndjek një orë mësimore në lëndën e matematikës, në klasën e parë dhe ndjeva impaktin që ka tek nxënësit kurrikula e re dhe teksti i “Oxford” me të cilin ata mësojnë. Një metodë interaktive ku nxënësit zhvillojnë kompetencat e tyre. Pash se si krijohen problemat matematikore, si shkohet tek zgjidhja, si nxënësit ndërveprojnë në grup dhe se si mësuesja është një lehtësuese e procesit të nxënies”, u shpreh Nikolla.

Ministrja e Arsimit shtoi se gjatë këtyre orëve prindërit kanë mundësi të shikojnë nga afër se si fëmijët e tyre janë të lirshëm gjatë orës së mësimit, si përdoren mjetet didaktike, metoda interaktive dhe sipas saj, programi i ri dhe kurrikula që bazohet në kompetenca ka dhënë impaktin e parë.

“Orët e hapura me pjesëmarrjen e prindërve janë një realitet në gjithë vendin dhe pas këtij procesi, ne do të marrim edhe vlerësimin që vjen nga prindërit dhe mësuesit për kurrikulën e re”, tha ministrja.

Daniela Halili, prindi i një fëmije që ndoqi sot një orë mësimi, vlerësoi metodologjinë e re të përdorur e cila, sipas saj, i ndihmon fëmijët në zhvillimin e kompetencave dhe zhvillon më tepër logjikën.

“Është kënaqësi të shikosh se si reagojnë fëmijët në orën e mësimit, të shikosh se si bashkëveprojnë me njëri-tjetrin me mësuesen dhe është emocion duke pasur parasysh metodologjinë tonë në shkollë dhe si jemi organizuar ne më parë në orën e mësimit. Jam vërtet e impresionuar”, u shpreh znj. Halili.

Që prej fillimit të këtij viti shkollor, nxënësit e klasave të para dhe të gjashtë po zhvillojnë mësim me tekste të reja nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, me kurrikulën e re bazuar në kompetenca. 

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

21 nxënësit e shkëlqyer të Tiranës

Next Article

Studentët në protestë: Kush s’ka, s’paguan!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427