90-vjetori i gjimnazit “Qemal Stafa” në TOB

I pari gjimnaz shtetëror i hapur në kryeqytet, “Qemal Stafa” nisi rrugëtimin e edukimit të të rinjve shqiptarë në vitin 1925, me 4 profesorë, 2 mësues dhe 26 nxënës, nën drejtimin e Dr. Mihal Sherko.

Gjimnazi “Qemal Stafa”, një prej shkollave elitare të arsimit kombëtar, festoi sot në një ceremoni të posaçme, 90-vjetorin e krijimit të tij. I pari gjimnaz shtetëror i hapur në kryeqytet, “Qemal Stafa” nisi rrugëtimin e edukimit të të rinjve shqiptarë në vitin 1925, me 4 profesorë, 2 mësues dhe 26 nxënës, nën drejtimin e Dr. Mihal Sherko.

Përgjatë viteve, në këtë shkollë kanë dhënë mësim, personalitetet më të spikatura të jetës akademike të vendit, si dhe figura të rëndësishme të artit mes të cilëve, Prof. Aleksandër Xhuvani, Prof. Eqerem Cabej, Prof. Aleks Buda, Prof. Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci, etj. Gjithashtu nga kjo shkollë kanë dalë një numër i madh nxënësish, që më vonë u bënë emra përfaqësues të shkencës dhe artit shqiptar. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shqipëri - Kosovë së bashku për gjuhën e kulturën shqipe në diasporë

Next Article

Inflamacioni, rrënja e gjithë të këqijave

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427