Mësimdhënësja Dhimitra Balla: “Rritja e cilësisë në arsim, investimi më i mirë”

Portali Shkollor ka zhvilluar një bisedë me mësuesen e fizikës në shkollën e mesme “Ibrahim Muça” Librazhd, Dhimitra Balla, për librin digjital. Mësuesja na tregon se nxënësit janë të interesuar për teknologjinë dhe tekstet digjitale kanë zgjuar akoma më shumë interesin e nxënësve. Për më tepër lexoni intervistën që kemi zhvilluar me mësuese Dhimitrën.

Ju punoni me librat digjital, si ka ndikuar kjo në orën e mësimit?

Përdorimi i librit digjital është shoqëruar me ndryshime në procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies lidhur me rolin e mësuesit dhe të nxënësit. Kështu nxënësi është më në qendër të mësimdhënies, vihet theksi tek ndërtimi i njohurive, është përmirësuar qëndrimi i nxënësve ndaj të nxënit si dhe është rritur bashkëpunimi mes nxënësve.

A janë aktiv nxënësit në orët kur ju punoni me tekstet digjitale?

Sigurisht që janë më aktiv pasi nxënësit kanë më shumë mundësi për të eksploruar dhe prezantuar informacione të larmishme, të reja dhe me shumë forma; e kanë më të lehtë të ndërtojnë hipoteza, të ballafaqojnë koncepte dhe teori; kanë mundësi të marrin informacione në kompjuter,  t’i përpunojnë ato në mënyra të ndryshme, duke ndërtuar grafikë, skema etj.

Këtë vit, risi në librat digjitalë janë pyetësorët të cilët janë të përshtatur për të gjitha nivelet e nxënësve. A ju kanë ndihmuar ju në orën e mësimit?

Sigurisht që na kanë ndihmuar, pasi nxënësi ka më shumë mundësi të njohë veten e tij, të kontrollojë njohuritë, të menduarit personal dhe të bëjë korrigjimet e duhura. Edhe për ne mësuesit është një lehtësim i punës tonë.

Si është dita juaj e punës si mësuese, kur nis dhe si përfundon?

Dita jonë e punës nis në orën 7:40 me paraqitjen në shkollë, vazhdon me realizimin e orëve  mësimore dhe aktiviteteve të tjera edukative që ka shkolla. Kryejmë edhe detyra administrative si përpilimin e raporteve të ndryshme për organizimin, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të ndryshme që na kërkohen nga drejtoria, njoftime individuale prindërve për shqetësimet dhe problemet e nxënësve sepse ndeshemi me nxënës të motivuar ose jo, me stile të ndryshme të  të nxënit të tyre, me nxënës me paaftësi në të nxënë etj; faktorë që e vështirësojnë punën tonë. Qëndrimi në shkollë zgjat deri në orën 14:15. Kjo përsa i përket orarit në shkollë, por ne punojmë edhe pasdite për t’u përgatitur për të nesërmen.

Cili është mendimi juaj në fund të një dite të lodhshme pune?

Edhe pse lodhemi them se ja ka vlejtur, sepse rritja e cilësisë në arsim është investimi më i mirë për të ardhmen e vendit, sepse ka avantazhe të shumëfishta dhe të jashtëzakonshme në shoqëri.

Çfarë do donit ju që nxënësit tuaj të mbanin mend pas përfundimit të shkollës?

Krijimin e mundësive të barabarta për të mësuar. Cilësinë e kënaqshme të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Cili është mesazhi juaj për nxënësit?

Mesazhi im për nxënësit është që të mësuarit e tyre të jetë i vazhdueshëm, duke zhvilluar frymën e kërkimit dhe të mendimit të pavarur dhe krijues për të pasur arritjet dhe synimet e dëshiruara. Të mësuarit i bën ata jo vetëm nxënës më të mirë, por edhe qytetarë më të denjë e më të frytshëm për shoqërinë.

Po për kolegët?

Të mbështesin nxënësit duke treguar preokupim për problemet personale, interesin për shkollën dhe të mësuarit. Të rrisin përdorimin e mjedisit mësimor virtual për të futur teknologji të reja, inovacione dhe kreativitet në procesin mësimor.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Albas vijon trajnimet

Next Article

Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427