Një rajon në veri të Anglisë do të jetë ndër të parët në botë, që do të ketë në çdo shkollë një mësues për klimën. Në njërën nga shkollat lënda e shkencës është orientuar tërësisht tek problemi i ngrohjes së Tokës.
Në një shkollë në Haxon në veri të Anglisë tashmë ka nisur punën mësuesja e parë për çështjet e ndryshimit të klimës. Në një orë mësimi me klasën e gjashtë, mësuesja Meryl Batchelder zhvillon një eksperiment me nxënësit: Sikur shkolla përfshihet nga zjarri? Këtë synon t’u ilustrojë ajo nxënësve për t’ua bërë më të kuptueshme, se çfarë e dallon energjinë e biomasës nga ajo e parafinës. “Rezultati është, se vetëm biomasa është neutrale sa i përket CO2”, përgjigjet nxënësja Bella.
E gjithë lënda e mësimit të shkencës është e orientuar rreth ndryshimit të klimës, sepse në rast të kundërt planeti ynë mund të digjet.
Meryl Batchelder, mësuese në shkollën Corbridge Middle School thotë, se “në fakt eksperimenti nuk u intereson edhe aq nxënësve, por ata e kuptojnë më mirë problemin, kur ua bën të qartë, se mënyra e përfitimit të energjisë është vendimtare për mbijetesën tonë”.
Nxënësit mjaft të sensibilizuar
Meryl Batchelder është mësuesja e parë në Angli për ndryshimin e klimës, e certifikuar prej OKB-së. Për këtë ajo ka kryer një kurs online prej 20 orësh. Qëllimi është: që të krijohet vetëdija tek të rinjtë si bazë në luftën kundër ndryshimit të klimës. “Ne kemi tani valë të nxehti përgjatë gjithë verës, ndryshe nga përpara. Kjo ndryshon mënyrën se si ne jetojmë”. Nxënësit janë mjaft të sensibilizuar, njëri prej tyre thekson: “Është e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë më vonë, jo të njerëzve si Boris Johnson. Ndaj ne duhet të kemi më shumë të drejtë bashkëvendosjeje”.
Zjarret në Australi shihen si pasojë e ndryshimit të klimës
Edhe një nxënëse tjetër e ka të qartë, se edhe me hapa të vegjël kushdo mund të kontribuojë në dobi të planetit: “Gjithkush mund të bëjë gjëra të vogla si të fikësh dritën kur largohesh i fundit, apo të ngasësh makinë elektrike”. Në bazë të kësaj nisme çdo shkollë në rajon duhet të ketë një mësues për ndryshimin e klimës. Rajoni verior i Anglisë tashmë e ka ndërmarrë këtë hap. Bindja e eprorëve, thotë mësuesja Meryl Batchelder ishte e lehtë. Të gjithë e ndjejnë se sa shpejt ndryshon natyra. Në shtëpi ajo prej kohësh përdor energjinë diellore, përpiqet t’i prodhojë vet ushqimet. Para 30 vjetësh kur ajo dëgjoi për herë të parë për ndryshimin e klimës ishte e bindur: “Isha shumë e shqetësuar, por mendoja se qeveria do të na mbronte, pasi dëshmitë shkencore ishin parashtruar. Ndërsa sot 30 vjet më vonë në fakt nuk ka ndryshuar asgjë”. Tani Meryl Batchelder e ka marrë vet çështjen në dorë si mësuese për ndryshimin e klimës në veriun ende idilik të Anglisë.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
别被“学院”两个字带偏,Cryptify Hub说白了就是一张币圈工具地图。你想查某个DeFi协议的官网?想找某个链上分析平台的入口?来它的分类目录里翻一翻就行。它不生产内容,只整理链接。把它当成一个超级书签文件夹,用起来就对了。
Hi there, You have done an incredible job. I’ll certainly digg it and in my opinion suggest to my friends. I am sure they will be benefited from this website.